LAJMI I FUNDIT:

Kur Gjermania është e ”sëmurë”, Maqedonia shtrihet në spital

Kur Gjermania është e ”sëmurë”, Maqedonia shtrihet në spital

Mund të duket e çuditshme por kështu lidhen ngjarjet. Në Maqedoni gjithçka varet nga ekonomia që zhvillohet në Gjermani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në katër muajtë e parë në Gjermani ka rritje prej 0.4 përqind. Me këtë rritje Maqedonia nuk ka të ardhme të sigurtë se 20% e importit të Maqedonisë bëhet në Gjermani.


Gjermania në Maqedoni ka kompani që zhvillojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet fabrikave ”Kromberg & Schubert” dhe ”Dräxlmaier” dhe kjo i pengon zhvillimit të veprimtarisë së tyre në Maqedoni pasi ata punojnë për tregun e Gjermanisë ku tani nuk ka zhvillim të kënaqshëm.

Gjermani në këtë rast, vetëm dërgon para në Maqedoni për të paguar punëtorët e këtyre bizneseve dhe për të blerë shërbime edhe nga kompani tjera në Maqedoni.

Ky është rast unik, ku Gjermania vetëm jep para për një shtet dhe nuk përfiton asgjë ekonomikisht./Telegrafi/