LAJMI I FUNDIT:

Kur është shumë shpejt për të thënë “të dua”?

Kur është shumë shpejt për të thënë “të dua”?

“Të dua” – kjo me siguri është një prej fjalive më të fuqishme për shkak të emocioneve që ndërlidhen me këtë thënie.

Kur thuhet në lidhje romantike, skenari mund t’i merr dy kahje: personi mund t’jua kthejë me të njëjtën fjali ose mbetni ashtu pa ndonjë replikë, transmeton Telegrafi.


Madje mund t’ju thotë “faleminderit” dhe t’ju puthë duke shpresuar se do ta harroni këtë temë.

Nëse personi jua kthen me të njëjtën fjali, pra e pranon se është po ashtu i dashuruar në ju, atëherë me siguri se që të dy do të lidheni më shumë si çift. Por, nëse për çfarëdo arsye nuk jua kthen, atëherë kjo shkakton probleme.

Është krejtësisht natyrale ta arrini këtë fazë të lidhjes ndonjëherë – vetëm se partneri është i gatshëm ta thotë, kjo nuk nënkupton se jeni e gatshme edhe ju, apo anasjelltas.

Ju nuk mund ta detyroni rënien në dashuri.

Duke marrë parasysh këtë, a ekziston një gjë e tillë si koha ideale për të thënë “të dua”?

Psikologët thonë se përveç nëse keni shpenzuar mjaftueshëm kohë për ta njohur personin tjetër, gjithmonë është shumë herët për ta thënë këtë frazë.

Pra, është shumë herët të thoni “të dua” nëse nuk e njihni personin mirë.

Psikologët po ashtu thonë se nuk duhet ta thoni këtë frazë pa i takuar miqtë e njëri-tjetrit apo familjarët ose kolegët.

Duhet t’ia mësoni shprehitë dhe rutinën ditore, të mësoni për edukimin dhe të ndani përvoja personale siç janë momentet e turpshme apo historitë e dhimbshme nga e kaluara, para se t’i thoni njëri-tjetrit “të dua”.

Kjo mund të merr kohë një javë apo një vit.

Nëse veç ka kaluar një vit dhe ende keni problemet a thoni këtë, atëherë mund të keni probleme me angazhimin në lidhje.

Nëse e thoni frazën “të dua” në muajin e parë të lidhjes, atëherë më shumë mund të jeni në dashuri me idenë e lidhjes sesa me personin që pohoni se e dashuroni.

Por, njësoj sikurse është e gabuar ta thoni këtë shumë shpejt, po ashtu mund të shkaktojë probleme edhe nëse e thoni këtë shumë vonë.

Ekspertët thonë se tre muaj mjaftojnë të kalojnë para se t’ia shprehni dashurinë dikujt. /Telegrafi/