Mosmarrëveshje, zhgënjime, ndjesi vetmie… ka momente në jetën në çift, kur pyesim veten nëse historia jonë ia vlen ende të jetohet. Disa pista reflektimi
Kur fillon e vihet në diskutim të qenit në çift? Nganjëherë lind nga një shqetësim delikat, nga paaftësia për t’u përshtatur, që e bën të pamundur përballjen pa inat. Tjetër herë nga një lloj lodhjeje, nga zhgënjimi, nga konstatimi se tjetri nuk është ai që mendonim. Shumë shpesh nga një ndjesi e thellë vetmie, nga përshtypja se nuk jemi më dy. Papritmas ndërgjegjësohemi dhe ideja për të thënë “mjaft”, larg arsyeve dhe dëshirës së mirë, na tundon.
Është vetëm një moment i kapërcyeshëm vështirësie, apo historia jonë po bëhet pengesë për ecjen përpara…?
Pyetje që duhen bërë
Janë disa pyetje që shpesh vështirë t’u jepet përgjigje e qartë. Por duke arsyetuar mund të gjendet çelësi për të hapur një portë sekrete. Më poshtë psikoanalisti Giancarlo Ricci, autori i “Sigmund Freud’’, ‘‘Babai i psikanalizës”, sugjeron disa pista për t’u ndjekur, për të parë brenda në mënyrë të thellë. Pa gënjyer veten…
1. Çfarë më mungon më shumë, çfarë kam humbur?
Intimiteti i thellë, shkrirja në një
Mungesa e intimitetit të ditëve kur ndanit gjithçka, në të cilat ishte mirëkuptimi, besimi tek një njeri që mund të mbështeteni, është një ndjesi e dhimbshme. Përjetohet një ndjesi vetmie e thellë, sidomos kur krahasohet e tashmja me kohën kur çifti projektonte të ardhmen. E ardhmja ka shijen e zhgënjimit.
Interpretimi: Magjepsja ka mbaruar, princi nuk është më një princ. Është normale. Princat dhe princeshat nuk ekzistojnë. Duhet pranuar evolucioni i raportit. A jemi të aftë? Çfarë i japim në shkëmbim partnerit? Mjafton? Është e plotë për mirëqenien e çiftit tonë?
Kureshtja për tjetrin
Ndonjëherë një njeri gjen një ekuilibër vetjak dhe zbulon se i mjafton vetja. Nuk i intereson më partneri. Ka pak momente takimesh e përkimesh. Ai jeton në një botë ku ajo kurrë nuk ka hyrë, dhe e kundërta. Nuk zihen, nuk thonë asgjë.
Interpretimi: Ka njerëz që zbulojnë se preferojnë të jetojnë vetëm, përveç pranive rastësore. Nëse përkundrazi, jeta dyshe është një qëllim, lipsen gjetur projektet për t’u ndarë. Nëse prova sakaq është bërë, nëse përgjigjja vazhdon të jetë negative, atëherë është koha për të marrë një vendim.
2. Çfarë ju mban ende bashkë?
Fëmijët, respekti i ndërsjellë
Dobësohet pasioni, dashuria që të merrte frymën… mbeten fëmijët, detyrat, respekti reciprok. Afeksioni është shndërruar në rutinë. Ai, si shumë burra, kultivon individualitetin e tij; ajo mendon se një prani është më mirë se asgjë, se një familje është më mirë se asgjë. Por ndonjëherë ndjen një dëshirë të fortë për t’i hyrë një diskutimi sqarues, të ndodhë çfarë të ndodhë.
Interpretimi: Në këtë tip raporti ka zhgënjime dhe pakënaqësi. Nëse fëmijët bëhen ngrohtësia e vetme dhe detyrat një pikë referimi, konstruksioni bie. Mungon çimentimi i besimit. Nëse mbërrijnë ankesat reciproke, lidhja është e vështirë të shpëtohet.
Nuk është askush tjetër
Nuk bëhet fjalë për situata tradhtie, por dy personalitetet kanë pasur evolucione të ndryshme. Martesa që asaj i dukej kurorëzimi i një historie dashurie, shihet tashmë si një frenë. Nuk pranon të heqë dorë nga pasuria e emocioneve.
Interpretimi: Nuk përjashtohet që dashuria shndërrohet në një zakon: fitohet siguri, zbehet entuziazmi. Rutina ama e dobëson raportin dhe burrat nuk e vënë re. Gratë shpesh e kontrollojnë dhe shtresëzojnë vuajtjen. Pastaj lulëzon lodhja: vendimi për t’i dhënë fund bëhet një rrugë arratisjeje, shihet si një mundësi për ta gjetur tjetërkund stimulin e ri, në një shpresë për të ëndërruar akoma.
3. Çfarë nuk mund të pranohet?
Të jesh thjesht një zonjë shtëpie…
Rrezik! Ka gjasa të jetë zgjidhja më komode për një burrë dembel: një kuzhiniere të mirë, të gatshme në shtrat. Së bashku flasin vetëm për nevojat shtëpiake. Ai nuk e ngre kurrë zërin, e megjithatë imponon vendimet e tij. Nëse ajo ka opinione të tjera, i minimizon.
Interpretimi: Burri ka shpesh një pozicion dominues: është ai që vendos dhe zgjedh. Ajo mund edhe të jetë dakord, por jo për gjithnjë. Nëse gruaja rritet, nëse jeta e saj në raport e maturon, mundet ndonjëherë të pranojë ta vazhdojë raportin pa shprehur shqetësim. Nëse qëndron në heshtje, ekziston rreziku i shpërthimit, që të flasë vetëm për të thënë: Po iki.
Ta shohësh siç sheh të tjerat
Komente, vështrime, që lëndojnë. Ai sheh vajzat me të reja sikur ajo të mos jetë. Ajo ndihet e gjykuar dhe lëkundet mes pasigurisë dhe zemërimit. Gruaja që ajo është bërë, me përvojat, me mëmësinë, nuk ka të bëjë aspak me të.
Interpretimi: Droja kundrejt trupit është shenjë e një çekuilibrimi të rëndësishëm. Të qenit e padëshiruar, është një nga motivet me të forta për të dalë nga një raport dhe për të shpëtuar individualitetin.
4. Arrij ta imagjinoj jetën time pa të?
Përfytyrimi mbetet i mbyllur në një kënd dhe në peshore vihen më pak siguritë e përditshme. Pastaj, ka nga ata që e realizojnë një ëndërr të përsëritur: bëjnë gati valixhet, për t’u nisur për një udhëtim të gjatë me një biletë vetëm për vajtje.
Interpretimi: Kur një grua mendon se jeta e saj pa partnerin i jep një ndjesi lehtësimi, është momenti për të përfshirë një figurë “të tretë” (një terapeut) për të vlerësuar stadin e krizës. Të dy, nëse flasin mes tyre, ka të ngjarë që të përsërisin të njëjtat fraza, ajo do ta akuzojë e ai do të mbrohet. Kjo rrugë ndonjëherë ndihmon reflektimin, tjetër herë nxjerr në pah një siguri tashmë të pjekur. Atë të krizë së lamtumirës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
Dashuria për rrezikun 'mësohet' që në fëmijëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën