LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet të bëni ushtrime fizike që të flini më mirë?

Kur duhet të bëni ushtrime fizike që të flini më mirë?

Ushtrimet fizike janë çelësi për mposhtjen e pagjumësisë. Por, kur mendoni se është koha e duhur të ushtroni?

Një studim i ri nga Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë ka zbuluar se 30 minuta të ushtrimeve në ditë janë çelësi për mposhtjen e gjumit me kualitet të dobët – fakt tejet i rëndësishëm për 50 për qind të njerëzve mbipeshë që vuajnë nga pagjumësia. Përse?  Ushtrimet fizike ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mendore që lidhet me pagjumësinë, gjë që e bën më të lehtë “ndaljen e trurit”, transmeton Telegrafi.


Por, cila është koha më e mirë të ushtroni që t’i maksimizoni efektet? Pas së gjithash, nëse keni probleme me gjumë, koha që shkoni në palestër gjatë ditës e përcakton atë se sa mirë do të kaloni gjatë natës, sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti Appalachian.

Në studim, njerëzit që bënin ushtrime fizike në orën 07:00 të mëngjesit flinin më shpejt sesa ata që nuk ushtronin fare, ose më shpejt sesa ata që shkonin në palestër gjatë pasdites apo në mbrëmje. Sidoqoftë, personat që ngrinin pesha në orën 07:00 të pasdites, jo vetëm që flinin më mirë përgjatë natës sesa ata që nuk ushtronin fare, por edhe më mirë sesa ata që ushtronin në mëngjes.

Kjo tregon se nëse keni probleme të bini në gjumë, ushtrimet e mëngjesit mund të jeni zgjidhja e duhur për këtë problem. Por, nëse keni vështirësi të qëndroni në gjumë, ushtrimet e mbrëmjes janë zgjidhja e duhur për këtë.

Nëse ushtroni në mëngjes, mundësitë janë të mëdha që jeni duke e ndryshuar ciklin e gjumit për t’u zgjuar më herët që të akomodohet me ushtrimet. Kjo, bashkë me kaloritë që i digjni herët gjatë ditës, ndihmojnë që të bini më shpejt në botën e ëndrrave, thotë udhëheqësi i këtij studimi, Scott r. Collier.

Sidoqoftë, nëse ushtroni gjatë natës, rritja e nxehtësisë së trupit nga ngritja e peshave i relakson muskujt, gjë që krijon efekt termal të njëjtë me një dush të nxehtë, thotë ai. Dhe kjo, bashkë me lodhjen e muskujve, mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe ju ndalojnë të zgjoheni nga gjumi pasi të keni rënë në gjumë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori