Pas dakordimit për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës është hapur edhe rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të të reja në katër komunat veriore, e cila mund të bëhet konform marrëveshjes në Bratislavë. Edhe pse kryeministri i vendit Albin Kurti, pati deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen pas stinës verës, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se koha e mbajtjes së procesit zgjedhor në katër komunat veriore është e ndërlidhur me mënyrën se si do të arrijnë deri te shpallja e zgjedhjeve.
Cakolli në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se katër kryetarët aktual të komunave veriore si rezultat i marrëveshjeve politike do të vendosin që të japin dorëheqje, atëherë është e pritshme që zgjedhjet të mbahen më së largu nga fundi i muajit gusht apo fillimi i muajit shtator.
“Kjo periudhë korrespondon me afatin 30 deri në 45 ditë që përcaktohet me legjislacion që presidentja ta shpallë datën e zgjedhjeve. Ndërsa, nëse ndiqet opsioni tjetër për largimin e kryetarëve përmes nënshkrimit të qytetarëve atëherë kjo do të marrë dukshëm më shumë kohë, madje do të marrë dyfishin e periudhës që do të ezaurohej në rast nëse do të kishim ndonjë të dorëhequr. Me opsionin e dytë është një lloj garantuesi se do të marrë pjesë komuniteti serbë”, ka thënë ai.
Sipas tij fillimisht duhet që 20 përqind e qytetarëve të nënshkruajnë peticionin. “Këto do t’i dërgoheshin institucioneve gjegjëse. Në radhë të parë kryetarit të Kuvendit komunal dhe pastaj KQZ-së për verifikim se a janë të njëjtit nëpër listat e votuesve përkatëse”.

Cakolli tha se : “në rast se konfirmohet suksesi i këtij mini-referendumi atëherë presidentja e vendit duhet që sërish të shpallë datën e re të zgjedhjeve që mbahet brenda 30 deri 45 ditë, që minimalisht do t’i merrte tre muaj kohë në tërësi. E, nëse ndiqen afate më optimale mund të marrë deri në gjashtë muaj kohë në tërësi nga konfirmimi në aspektin ligjorë, mbajtja e gjithë procesit, etj.
Nëse ndiqen të gjitha këto afate mund të presim zgjedhje të reja nga fillimi i dimrit, e nëse jo fundi i muajit tetor mund të na gjejë me zgjedhje të shpallura në katër komunat veriore”, ka thënë Cakolli.
Po ashtu Cakolli tha se përparësia e mbajtjes së zgjedhjeve në veri është rikthimi i stabilitetit në pjesën veriore të vendit.
“Ku do të kishim institucione me më shumë legjitimitet, e aspekti negativ është rreziku që kjo mund të shndërrohet në një praktikë. Pra largimi i kryetarëve të shndërrohet në një fenomen të zakonshëm në nivelin lokal të qeverisjes. Besoj që më e mirë është që këto zgjedhje mos të ishin deri tek kjo pikë…”, u shpreh Cakolli.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, për Telegrafin tha se zgjedhjet e reja duhet ta bazohen në interesat shtetërore dhe qytetare.

“Nëse krijohet klimë e mbajtjes së zgjedhjeve, janë këto baza ligjore, mandej premisat nëse do shkojmë në zgjedhje, a do ta kemi një përmirësim të situatës, duhet me bo një analizë. Sa i përket zgjedhjeve të reja, duhet ta shikojmë interesin shtetërorë e qytetarë…”, ka thënë Zeqiri.
Ai gjithashtu tregoi se punët në komunën e Zubin Potokut po shkojnë mirë dhe se qytetarët janë duke i kryer shërbimet e tyre.
“Kemi arrit që t’i finalizojmë disa gjëra, edhe disa pagesa, pasi na janë zhbllokuar disa mjete. Po planifikojmë me prioritete.. e shërbimet po jepen nga komuna për të gjithë qytetarët..”, tha Zeqiri.
Ndërsa nga zyra për informim të Komunës së Zveçanit thanë se punët në këtë komunë janë duke ecur mirë.

“Sa i përket zgjedhjeve ende nuk ka asgjë zyrtarë. Ne po vazhdojmë me punët tona. Kryetari po punon me kabinet, drejtoritë po ashtu. Qytetarët po vijnë e po kryejnë shërbime të veta”, kanë thënë nga zyra e informimit të Komunës së Zveçanit.
Ndryshe, që nga fundi i majit, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Ata po ashtu kanë kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Që nga ajo kohë, në veri janë shënuar disa incidente me shok-bomba dhe granata dore si dhe më 29 maj në Zveçan protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it. Nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar dhjetëra gazetarë, policë të Kosovës dhe ushtarë të KFOR-it.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që të ulen tensionet në veri. Kosovës po i kërkohet që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore, ndërkaq Serbisë që të bindë serbët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës