LAJMI I FUNDIT:

Kur asgjë s’ka kuptim

Kur asgjë s’ka kuptim

Askush nuk mund ta mohojë faktin se ajo që po ndodh në Kosovë me ngërçin politik parimisht nuk është proces demokratik. Situata të tilla kanë ndodhur edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian, mirëpo në një dimension tjetër.

Ajo çka është e rëndësishme të vihet në dukje është se Kosova është larg nivelit të demokracisë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian që kanë pasur bllokada në krijimin e institucioneve. Pastaj Kosova edhe më tutje është në një fazë komplekse, siç është faza e tranzicionit që krijon akoma distancë për tu krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian dhe me mënyrën se si ato i kanë zgjedhur bllokadat në krijimin e institucioneve.


Arsye tjetër që gjithashtu nuk na lejon të krahasohemi me vendet e Bashkimit Evropian për ngërçin politik është mënyra se si funksionojnë institucionet të cilat janë krejtësisht të dirigjuara nga politika dhe vendimet e tyre shpeshherë janë aq politike sa që duket sikur po merren në zyrat e partive politike. Prandaj, duke u bazuar në këto argumente del se demokracia tek ne është fjala që më së shumti thuhet në të gjitha deklaratat politike të politikanëve tanë, por fatkeqësisht ajo vetëm thuhet, sepse çdo veprimi pas kësaj fjale të krijon tjetër përshtypje.

Ngërçi politik i krijuar tash e sa kohë në Kosovë ka konfirmuar disa elemente që opozita gjithmonë i ka deklaruara në situata të caktuara për institucionet e kapura nga shteti, por gjithashtu ngërçi politik ka vënë në sipërfaqe gjëra të reja që nuk kanë ndodhur më parë, siç është mobilizimi politik i opozitës.

Duke u ndalur tek kapja e institucioneve të pavarura nga partia në pushtet, konsiderohet se është mesazhi më i keq që Kosova ka mund të ia përcjell bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht faktit se ata po thirren në indiferencën e tyre për zgjidhjen e ngërçit politik.

Partia Demokratike e Kosovës i ka vu ne lojë institucionet e pavarura dhe natyrisht duket që më asgjë nuk ka kuptim, pavarësisht se çfarë vendimi mund të nxjerrin ato, konsideroj se nuk ka kuptim më as vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse ishte krijuar në atë mënyrë sikur të merrej në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës e cila natyrisht e sheh me rrezik humbjen e pushtetit.

Pavarësisht situatave të krijuara, Thaçi mund të mos jetë kryeministër dhe kjo do të ishte një gjë e mirë për Kosovën, sikundër qe do të ishte mirë për Kosovën sikur PDK të mos jetë në pushtet. Por, ajo që kanë lënë pas vetës Thaçi dhe PDK, janë dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar shtetit në vazhdimësi gjatë dy mandateve të qeverisjes, duke filluar nga punësimet partiake, nga aferat korruptive, nga kapja e institucioneve publike – në theks të veçantë gjyqësinë ku nuk mund të merret asnjë vendim pa ndikim politik të partisë në pushtet, dhe mediumin publik nga i cili e shet propagandën e tij.

Kapja e këtyre dy institucioneve nuk është e rastësishme, sepse kështu kanë vepruar edhe regjimet diktatoriale që përveç që kishin kontroll në gjithçka, gjyqësinë dhe mediet i donin patjetër nën kontrollin e tyre. Prandaj, jo rrallë herë nga vlerësime ndërkombëtare jemi konsideruar si shtet gjysmë diktatorial dhe kushdo qoftë kryeministri i ardhshëm ai do te ketë punë për të bërë, fillimisht për ta zhveshur Kosovën nga ky imazh që na e krijoi për dy mandate Partia Demokratike e Kosovës dhe paralelisht të punohet në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës ku qytetarët do të jetonin me dinjitet duke e dashur të tashmen dhe duke mos u frikësuar nga e ardhmja. Sepse, aktualisht qytetarët nuk e duan të tashmen në Kosovë, prandaj dëshira për të dal jashtë vendit mund të konsiderohet si në kohen e regjimit serbë mbi Kosovën: sikundër që i frikësohen të ardhmes ata dëshirojnë ta ndërtojnë një të ardhme në një shtet që ofron mundësi.

Prandaj, asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian nga të cilat ne mundohemi të marrim shembuj në lidhje me ngërçin politik dhe ta trajtojmë si diçka normale dhe demokratike, nuk i kanë problemet që i ka Kosova, sepse ato nuk janë as në fazën e tranzicionit, nuk kanë institucione të ndikuara nga politika, dhe gjithçka që ka ndodhur në Kosovë pas tridhjetë ditësh nga zgjedhjet, është jonormale, sepse një pushtet kontrollon gjithçka – madje edhe Kushtetuesen, organin më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Këtu më asgjë nuk ka kuptim.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori