LAJMI I FUNDIT:

Kuptimi politik i presjes

Kuptimi politik i presjes

Ku me e vendosë presjen? Nuk është veç një pyetje e natyrës gjuhësore. Slogani është modifikuar politikisht. Një presje, hiç më shumë, e dallon gjithë spektrin e pikëpamjeve të partive tona politike lidhur me bisedimet me Serbinë. Një presje mjafton për me kuptu në cilën anë të fjalisë je. Je për, apo je kundër? Je, pro negociatave? Je për, apo kundër “Vetvendosjes”?

Mos pyesni as kush e shkroi sloganin “Vetvendosje jo, negociata” sepse, ende, askush nuk e ka marrë autorësinë. Pastaj, unë asnjëherë nuk e bëjë pyetjen policore: Kush? Pyetja ime e preferuar gjithnjë është: Pse?!


“Me e liru, jo me e pushkatu”! Kjo fjali, dikur përdorej si shembull nëpër shkollat tona, për të bindur nxënësit për rëndësinë e njohjes së drejtshkrimit. “Me e liru jo, me e pushkatu”, do të kishte krejt tjetër përfundim. Pra, “Negociata, jo Vetëvendosje” apo “Negociata jo, Vetëvendosje” ?

Këto ditë, dikush e filloi aktivitetin e vet opozitar me grafite në të cilat i thuhej jo “Vevendosjes”, duke përdorur sloganin e dikurshëm të kësaj partie, kundër negociatave me Serbinë të cilat po i zhvillonte asokohe, kokë më vete dhe në mënyrë krejtësisht jo transparente, presidenti aktual.

Ai, me ndërmjetësim ndërkombëtar, duke e injoruar gjithë spektrin politik dhe institucionet e tjera, e sidomos qytetarin, dialogoi me vite me Serbinë dhe e “prodhoi” “Asociacionin” apo “Zajednicën” si e quanin asokohe aktivistët e flaktë të LVV-së. Ai, presidenti, akuzohej se negocioi në mënyrë të fshehtë, pa e raportuar askund edhe çështjen e kufijve. Nga kjo lindi slogani i famshëm “Jo negociata, Vetëvendosje”. Ishte një lindje e vështirë, përplot lot, arrestime dhe lotësjellës. Për dallim kësaj radhe qanin edhe deputetët, politika, jo vetëm qytetarët.

Opozita e re fillimisht i ndërroi vendin presjes. Bëri edhe një grafikë përcjellëse ku bashkë me Gjuriqin, tashmë të famshëm, nxori edhe zyrtarë të “Vetvendosjes” në një marrëdhënie të dyshuar politike. Krejt kjo u plasua përmes fushatës së fuqishme në mediat elektronike dhe rrjetet sociale, sa që fitohej ideja se asgjë nuk ka ndërruar. Fushata tregoi kush e ka pushtetin real në këtë vend pavarësisht kutive të votimit. Fushata tregoi se ish-koalicioni ende i kontrollon shumicën e mediave përfshi edhe rrjetet sociale, përpos institucioneve.

Pra, ku të vihet presja? Kundër Vetëvendosjes apo kundër negociatave? Në retorikë edhe pse praktikohen zgjidhjet vetëm me dy opsione, kjo nuk i bën të qëndrueshme.

Unë nuk jam kundër asnjërës, por në këtë rast kemi vetëm një presje të cilën duhet menduar mirë përpara se të e vësh diku në këtë slogan. Negociata jo, Vetëvendosje? Apo Negociata, jo Vetëvendosje? Mos ka ardhur koha për negociata gjithëpërfshirëse me Serbinë, me një transparencë, një përfshirje të gjithë spektrit politik dhe një raportim të vazhdueshëm në kuvend? A është i mundur slogani “Edhe Vetëvendosje edhe negociata”?

Kur kemi vetëm dy mundësi, gjithsesi jemi të kufizuar. Ose kështu, ose ashtu! Përse jo, edhe kështu edhe ashtu? Apo ndryshe? Duke përjashtuar gjysmën e spektrit politik, në mandatin e kaluar koalicioni PAN e deligjitimoi dialogun. A mund të e bëjë koalicioni i ri Vetëvendosje-LDK përsëri legjitim dialogun me Serbinë?

Sido që të jetë, gjithçka thuhet se ka ngecur te presidenti. Jo te presidenti aktual, por te ai që do të vinte pas këtij, si marrëveshje e koalicionit. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, e bëri këto ditë publike listën e tij të kandidatëve për president të Kosovës. Këto ditë edhe “frankofonia” i ka shpallur kandidatët e vet, duke pasur parasysh një kandidat tjetër nga ky që është, pa e konsideruar edhe një mandat të dytë për të. Dell-i ka shkuar dikah, ndërkohë që kryeambasadori i tashëm duket se është për ndryshime.

Edhe në rrjete sociale, rrush prej propozimeve, përfshirë edhe lista kandidatësh të mundshëm për president. Këto lista pretendojnë për kandidatë të cilët e meritojnë të jenë president, thua se ky është kriteri. A po aludohet se më demokratike është që presidenti të propozohet përmes një sondazhi në rrjetet sociale ku…! Nuk po e tjerr më tej këtë punën e meritave dhe konspiracioneve.

Lirisht mund të thuhet: “Mashallah, po e gjatë lista”, si përsëritet shpesh në një reklamë për super-gjyshin i cili furnizohet në një nga hipermarketet, të cilat së fundi u dyshuan edhe për “shitje” kolektive të votës. Hiper-pronari i cili duke ndërruar të gjitha partitë kryesore, në “afatet klimtare” në mes dy palë zgjedhjeve të jashtëzakonshme dëshmoi se në mes partive tona nuk ka dallime idesh, por ka vetëm dallime interesash, të brendshme dhe të jashtme.

Nga kjo skemë dilte, së paku deri vonë, vetëm “Vetëvendosje”. Ajo insistonte se edhe qytetari që nuk i ka as “dy-tre milionë” në llogari duhej të pyetej për të ardhmen e vendit dhe duhej të raportohej para tij, ndërkohë që zyrtarët e ish-koalicionit dhe mediave tona, pa e bërë të madhe, me humor pohonin se sot “gjithkush i ka aq”.

Ku me e vu presjen? Apo me e lënë pa presje krejt? Fundja është çështje politike, jo gjuhësore. Na mori në qafë “standardi”, do të thoshte dikush.

Në trend

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Kalo në kategori