Kuptimi dhe arsyeja pas kapelës së famshme të Khabib Nurmagomedov

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, do të mbrojë titullin e tij ndaj Conor McGregorit.
Rusi që është i pamposhtur në 26 përballje, por në botën e artëve të përziera marciale nuk është i njohur vetëm për rekordin e tij fantastik, por edhe për kapelën e tij të famshme.

Por, pse ai gjithmonë e mban atë, cili është kuptimi i saj?
Ajo quhet papakha (shqiptohet puh-pah-hah) dhe vishet nga burrat e Dagestanit (zonë në jug të Rusisë), vendlindja e 30-vjeçarit.
Ajo është nga lëkura e thatë e deleve dhe leshi i tyre, por përmban edhe disa litarë për ta rregulluar.
Besohet se në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19), kapela e lartpërmendur mbahej nga burrat të cilët ‘konkurronin’ për të marrë vëmendjen e një vajze të re. Kur kapela hiqej, ishte një shenjë që grindja mes tyre ka mbaruar dhe pastaj kapela hidhej në dritaren e vajzës, nëse vajza nuk e kthente prapa, atëherë ishte shenjë që ajo pranon një lidhje.
Por, kapela është mbajtur nga edhe barinjtë, një tregues për motin e vështirë në malet e regjionit të Caucus.
Gjatë një interviste për Russia Today, Nurmagomedov kishte thënë: “Papakha më përfaqëson se nga jam. Fshatin tim të vogël në Dagestan. Kjo është një kapelë tradicionale në Dagestan, Çeçeni dhe rajonin e Caucasus . Është shumë e rëndësishme për mua, shumë e rëndësishme”
Ndërsa eksperti i kulturës së këtij regjioni, Georgie Derluguian, tregon pak më shumë rreth saj: “Është një kapelë që mbahet nga luftëtarët, klanet e maleve dhe barinjtë e deleve. Madhësia e saj përcaktohet nga një litar i vogël, i cili kalon përreth saj, kështu mund të rregulloni madhësinë e saj”.
Vlen të theksohet se kapela ishte pjesë e uniformës së ushtrisë ruse gjatë Luftës së parë Botërore, por ajo më parë ishte veshur edhe nga fiset që luftonin kundër rusëve gjatë shekullit të XIX (19).
Kapela ka gjithashtu besëtytni, pasi ta heqësh për të luftuar me armikun, mund ta vendosësh vetëm kur lufta të përfundojë.
Nuk duhet harruar se Nurmagomedov kur kishte takuar Cristiano Ronaldon ia kishte dhënë një kapelë të tillë, kurse portugezi i dhuroi një fanellë të Real Madridit.

Për t’u njohur më mirë me ‘Shqiponjën’ ruse më poshtë keni një video të tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EFwRfiBJZgA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Retegui dhe Lookman bëjnë ‘Hyjneshën’ të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

“Nuk ka rëndësi ku luajmë në Liverpool apo në Paris, qëllimi është fitorja” – Kvaratskhelia beson në kualifikimin e PSG-së

Pse makinat e Formula 1 duken sikur dikush u ka hedhur bojë gjatë testimit?

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa