LAJMI I FUNDIT:

Kuo: Modelet e reja të iPad-it nuk pritet të prezantohen para fundit të vitit

Kuo: Modelet e reja të iPad-it nuk pritet të prezantohen para fundit të vitit

Modelet e reja të iPad-it nuk pritet të prezantohen para fund të vitit, tha analisti i njohur i produkteve të Apple, Ming-Chi Kuo.

Kuo nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me tabletët a ardhshëm të Apple, transmeton Telegrafi.


Derisa është përfolur vazhdimisht se modelet e gjeneratës së ardhshme iPad Pro do të lansoheshin në vitin 2024 dhe jo këtë vit, raportet rreth modeleve të rifreskuara të iPad mini dhe iPad Air kanë qenë të përziera.

Ndryshe, sot (më 12 shtator) Apple do të prezantojë linjën e shumëpritur të telefonave iPhone 15, gjatë orës 19:00 me kohën në Kosovë.

Eventi i quajtur “Wonderlust” do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube. /Telegrafi/