LAJMI I FUNDIT:

Kundër Shpendit, rrëfehet Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës

Kundër Shpendit, rrëfehet Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës
Arkiv

Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, përmes një kumtese thotë se “Shpend Ahmeti nuk po u bindet ligjeve të Republikës së Kosovës”. Sipas tyre, ai “tash e tri vjet më parë, po punon sipas diktateve të zyrave politike të VV, të cilat ende po e proklamojnë dhunën për të arritur qëllime politike”.

“Nënshtrimi ndaj zyrave politike të VV, zyrave të shufrave metalike në duar, bëri që edhe sot Shpend Ahmeti dhe aleatët e tij nga AAK, të përpiqet të kontrabandojë pika jashtë rendit të ditës, të paaprovuara nga Komiteti për politikë e financa.


LDK konsideron se asnjë çështje kundërligjore dhe jashtë proceduarve të përcaktuara me ligj, nuk duhet të kalojë, pavarësisht se nga kush propozohet.

Grupi konsideron se kryetari i Komunës së Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të mund t’i fshehë dështimet financiare dhe të zhvillimit të kryeqyetit, të mbi 15-20 milion euro projekte, vetëm për 2 vjet e gjysmë qeversjeje. Këto dështime dalin sheshit, veç tjerash, edhe me raportet e tij, të cilat u fshehën dhe nuk i nxorën para qytetarëve, sipas afateve ligjore.

Sjellja e tij sipas diktatit rrënues të VV, si e tillë përjashtuese dhe antiligjore, me veprime klandestine, është në kundërshtim me etikën e një udhëheqësi dhe në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës.

Grupi i LDK-së kërkon që Shpend Ahmeti t’u japë fund veprimeve të jashtëligjshme dhe se është ai që mund ta tfillojë pak qeverisjen e Komunës. Heqja dorë nga procedimi i paligjgjshëm i politikave të jashtëligjshme, do të shkonte në favor të qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori