Përfundon asfaltimi në nënkalimin e Mazgitit pas sanimit të problemit me ujërat

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në nënkalimin e Mazgitit, pas ndërhyrjeve të realizuara për zgjidhjen e problemit me grumbullimin e ujërave.
Sipas njoftimit, fillimisht është ndërhyrë për trajtimin e problemit të ujërave, më pas janë sanuar gropat, ndërsa sot ka përfunduar edhe asfaltimi i kësaj pjese të rrugës.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të trajtojnë problemet në rrugë me zgjidhje të qëndrueshme.
“Do të vazhdojmë të kujdesemi që problemet në rrugët tona të trajtohen me zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Basha në njoftimin e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































