Ministri në detyrë i Transportit dhe Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se kanë përfunduar punimet infrastrukturore në zonën e njohur si “Rrethi i Ismetit”, një projekt që ka përfshirë ndërhyrje në rrjetin nëntokësor dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas Bashës, gjatë punimeve është sanuar gypi i dëmtuar dhe është eliminuar rrjedhja e ujit që po dëmtonte trupin e rrugës dhe është realizuar edhe një kyçje e re për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).


“Pas përfundimit të të gjitha ndërhyrjeve, rruga është asfaltuar, duke e rikthyer në funksion të plotë për qytetarët”, ka shkruar Basha.

Ai ka theksuar se të gjitha punimet janë realizuar në koordinim të plotë, me synimin për të përmirësuar njëkohësisht infrastrukturën mbitokësore dhe atë nëntokësore.

Në fund, Basha ka shprehur mirënjohje për qytetarët, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe respektin e treguar ndaj ekipeve që kanë punuar në terren gjatë realizimit të projektit. /Telegrafi/