LAJMI I FUNDIT:

Kumtesë për integrimin jo të lehtë të arbëreshëve në Itali

Kumtesë për integrimin jo të lehtë të arbëreshëve në Itali

Juristi italian Giancarlo Vallone ka sjell në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike një kumtesë mbi emigrimet e popujve në Itali, gjatë epokës së Skënderbeut.

Kumtesa kishte të bënte me “Kushtet juridike në epokën e Skënderbeut, sllavëve, grekëve, të cilët emigruan në Itali gjatë kohës së Skenderbeut”, por edhe në shekullin më pas, në vitet 1500. Giancarlo Vallone ka vënë në dukje rrugën e vështirë të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane.

“Konkluzionet e këtyre relacioneve të mija kanë të bëjnë në Italinë e viteve 1300-1400, Republikës së Venecias, Mbretërisë së Napolit, Sicilisë, Kalabrisë, Pulias, ku më rezulton se kishte një mikpritje të emigratëve, por edhe një kontroll të tyre, ndërkohë edhe një integrim shumë të ngadaltë ku këta grekë, shqiptarë dhe sllavë shkonin të banonin në shtëpi enkas për ta dhe integrimi me Italinë u bë pak e nga pak”, tha ai. “Në vitet që erdhën integrimi u konsolidua. Për shembull popullsia arbëreshe ishte e vetëdijshëm për origjinën e tyre, por edhe ishin të favorshëm në bashkimin e Italisë për motive të ndryshme, si dhe konservonin në zona të ndryshme prejardhjen e tyre antike”.

Vallonte ka studiuar vitet 1400 dhe ai Skënderbeun e konsideron si simbol të Perëndimit dhe kulturës perëndimore.

“Është një pikë shumë e rëndësishme për ndërtimin e një ideje të një Evrope më të gjerë, që nuk përgjigjet me Evropën Perëndimore klasike, dhe si jurist, e ndryshme nga e drejta romake”, tha ai.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit. /Shqiptarja/