LAJMI I FUNDIT:

Kumanova drejt gazifikimit

Kumanova drejt gazifikimit

Në kuadër të planit për gazifikim, ditëve të fundit po punohet që edhe pjesa urbane e qytetit të Kumanovës të futet në këtë proces. Nga ndërmarrja publike “Kumanovo Gas” kanë informuar se theksi kryesor do të jetë në gazifikimin e banesave në vendbanimin “Zelen Rid”, më saktësisht në rrugën “Vasko Karangelevski”, në gjatësi prej 1 km dhe gjithashtu në gjatësi prej 1 km do të kryhet zgjerimi i tubacionit të gazit shpërndarës në drejtim të Spitalit të Përgjithshëm të qytetit.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Nikola Denkoski, ka bërë të ditur se rrjeti i gazit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë planifikohet të zgjerohet deri më 2 km, duke u përqendruar kryesisht në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit. Pritet që punimet të përfundojnë brenda vitit. Njëherësh pritet të përmbushen të gjitha kushtet teknike, ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kryhen detyrimet financiare në mënyrë që Spitali i qytetit të lidhet më shpejt me sistemin gazifikimit.


Bëhet e ditur se në dy muajt e fundit, rrjeti i shpërndarjes është zgjeruar në 500 metra gjatësi në rrugët “Dimitar Vlahov” dhe “Iva Lola Ribar”. Ndërmarrja publike “Kumanovo Gas” u bën apel qytetarëve të Kumanovës që të futen në rrjetin e gazifikimit, ashtu siç ka ndodhur edhe me zonën qendrore të qytetit të Kumanovës me gjithsej 40 rrugë, e cila tash më është gazifikuar.(koha.mk/H.J)

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori