LAJMI I FUNDIT:

Kukësi realizon ëndrrën

Kukësi realizon ëndrrën

Trofeu i parë në histori, aq shumë i ëndërruar dhe i dëshiruar, më në fund ka marrë rrugën për në Kukës.

Skuadra veriore, që në 5-vjeçarin e fundit ka shkruan faqe të ndritura në futbollin shqiptar, më në fund ka edhe një trofe për t’u krenuar, duke mposhtur pas penalltive Laçin.


Ashtu si një vit më parë, përsëri përballë Laçi e Kukësi, por këtë radhë me një të veçantë: finalja e Kupës së Shqipërisë u drejtuar nga një italian, Marko Guida.

Ky i fundit u tregua shumë më i rreptë se gjyqtarët shqiptarë, që zakonisht mbyllin sytë në shumë faulle të rrezikshëm, apo “mbyten” nga protestat kur bëhen gati për ndonjë karton.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte mjaft e ashpër dhe e ekuilibruar, me dy skuadra që kishin armët e tyre të forta dhe i shfrytëzuan sa mundën.

Laçi ka një sistem mbrojtës perfekt, Kukësi në muajt e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të mira në Shqipëri, transmeton Spotal.al.

Megjithatë, problemi i Kukësit në finale ka qenë Edon Hasani: mesfushori më i mirë i skuadrës së drejtuar nga Klodian Duro ka pasur shumë probleme fizike në javët e fundit dhe në finale rezistoi vetëm një pjesë loje.

Kjo natyrisht ndihmoi Laçin, që e pati më të thjeshtë ndaj një Kukësi me pak fantazi, që gjithsesi golin e gjeti në minutën e 67-të, me një gjuajtje nga distanca e mesfushorin Zhan Karioka, që befasoi të riun Selmani.

Megjithatë, Kukësi mori një goditje të rëndë në minutën e 73-të, sepse Ansi Nika kreu një faull absurd në mesfushë dhe doli me karton të kuq direkt, ku nuk kishte as vend për protesta.

Aq iu desh Laçit, që në fund u hodh i tëri në sulm, por golin e gjeti pa dashje, sepse një gjuajtje jo e parezistueshme e mesfushorit Cektoviç në minutën e 93-të i shkau nga duart portierit Koliçi, u plas në traversë dhe pranë vijës fatale Mitraj sa e shtyu në rrjetë.

Festë laçiane, dëshpërim total te Kukësi, që po shihte trofeun, ndërsa u kalua në shtesa, ku nuk pati raste të pastra, me dy skuadrat që u mbrojtën shumë mirë, edhe pse Laçi për shkak të epërsisë numerike e kërkoi më shumë golin.

Nga pika e bardhë e nisi Kukësi dhe Zhan Karioka nuk gaboi, ndërsa për Laçin Albi Dosti gaboi, duke goditur traversën.

Dvornekoviç me qetësi shënoi të dytin për Kukësin, ndërsa Cetkoviç shënoi penalltinë e parë për Laçin.

Sulmuesi Emini shënoi me qetësi të jashtëzakonshme penalltinë e tretë për Kukësin, por edhe Zefi e imitoi.

Kapiteni Hallaçi vazhdoi serinë pefekte për Kukësin, por edhe Stipe Buljan nuk gaboi.

Penalltinë e trofeut për Kukësin e pati mesfushori Besar Musolli dhe kapiteni nga Kosova fitoi kupën.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori