LAJMI I FUNDIT:

KUJTESË si të GJENIUT përmes këtyre mënyrave të thjeshta

KUJTESË si të GJENIUT përmes këtyre mënyrave të thjeshta

A harroni ndonjëherë se ku i keni lënë çelësat e veturës dhe shpenzoni kohë të çmueshme duke i kërkuar? Qelizat tona të trurit janë ato që duhet të na ndihmojnë të rikujtojmë se ku i kemi lënë çelësat, si dhe të na ndihmojnë t’i lidhim emrat me fytyrat që i kemi takuar.

Por, fatkeqësisht qelizat e trurit mund të na dëshpërojnë duke e humbur aftësojnë të komunikojnë siç duhet. Ka shumë strategji të cilat mund t’i përdorim për ta “ushtruar” mendjen tonë, si përqendrimi më të mirë në atë se çfarë bëjmë tërë kohën apo përsëritja e informacioneve (qoftë nëse është emër, mbiemër, numër telefoni etj.) derisa ta fusim në kujtesë, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, ushqimi mund të jetë ndër shkaktarët se përse nuk jemi të aftë t’i mbajmë mend shumicën e informacioneve.

Sidoqoftë, më poshtë janë disa ushqime të cilat mund t’ju ndihmojnë ta riktheni kujtesën e fortë.

Kolin dhe DMAE

Këta përbërës janë tullat ndërtuese të trurit. Peshqit, vezët, soja, arrat etj., kanë përbërje të lartë të kolinës. DMAE gjendet tek peshqit dhe ndihmon në aftësinë e përqendrimit.

Acetyl-L-Carnitine dhe glutaminë

Kur i përzieni këta përbërës ju do të fitoni një antioksidantë që funksionon si nxitës i energjisë për turrin, e veç kësaj e përmirëson edhe memorien në nivel fantastik.

Vitaminat dhe mineralet

Ka shumë vitamina dhe minerale të cilat mund t’i përdorni për të forcuar aftësitë e memories. Këta mund të jenë të gjitha llojet e vitaminës B dhe mineralet që përmbajnë niacin, acid folik, piridoksinë etj.

Vlen të ceket se vitamina B12 është e mahnitshme në ndërtimin e qelizave nervore. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar