LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë (1966): Shokë e shoqe, ta ndihmojmë popullin e Indisë!

Kujtesë (1966): Shokë e shoqe, ta ndihmojmë popullin e Indisë!

Telegrafi më poshtë ju sjell një poster të vitit 1966, të siguruar nga Arkivi i Kosovës, ku flitet për solidaritetin ideologjik të popullit të Kosovës për popullin e Indisë.

Është kjo koha kur Kosova ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ndërsa, lider ishte mareshali Tito, i cili kishte krijuar “OJQ”-në e parë të “famshme”: Lëvizjen e të Painkuadruara.

Kjo organizatë, që synonte gjoja të krijonte një baraspeshë mes Paktit të NATO-s dhe Paktit të Varshavës, ideologë kishte liderët e Jugosllavisë, të Egjiptit dhe Indisë. Kështu, Tito, Gamal Abdel Nasser dhe Jawaharlal Nehru dikur “triniteti” i shteteve që nuk dinin e as nuk mundnin të pozicionoheshin diku.


Në këto rrethana, mos solidariteti me popullin e Indisë ishte tradhti ndaj “trinitetit”!

Në vitin 1966, shqiptarët nisin të marrin pak frymë më lirshëm, meqë këtë vit mbahet Plenumi i IV-të i KQ të LKJ-së në të cilin dënohet dhuna dhe terrori i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror mbi popullin shqiptar. Nënkryetari i Jugosllavisë, Aleksandar Rankoviqi, me një numër bashkëpunëtorësh shkarkohet prej pozitave politike dhe shtetërore për shkak të veprimtarisë së atij Shërbimi.

Me largimin e tij, shqiptarët e Kosovës marrin frymë më lirshëm. Por, ekonomikisht nuk forcohen. Madje Tito, sa herë kërkonte ndihma nga të huajt, për të treguar se ka nevojë vendi për investime, i dërgonte delegacionet në Kosovë (ose Maqedoni). E, kur donte të tregonte zhvillimin, ata shkonin në Slloveni ose në Kroaci.

Sidoqoftë, punëtorët e “Trepçës” – mbase të shtyrë nga propaganda e kohës – shprehën solidaritet me popullin e Indisë, me zinë e bukës që kishte kapluar këtë vend. E tillë ishte propaganda komuniste në atë kohë: për të treguar se sa vuajnë të tjerët e sa mirë është këtu!

Sot gjithçka duket e çuditshme, por të tilla ishin rrethanat dikur. Për të kuptuar se sa kanë ndryshuar kohërat dhe pikëpamjet ndër vite, po ua sjellim përmbajtjen e këtij posteri të shkruar në dialektin geg.

“Shokë e shoqe – puntorë!

TË NDIHMOJMË POPULLIN E INDISË

Popullit t‘Indisë mike i kërcnohet urija.

Atdheu i Gandit e i Nehrusë, djepi i kulturës së lashë, asht në situatë që përmbi 100 miiliona njerëz nuk mund të furnizohen as me artikujt elementarë për ushqim. Tash ma se 23 miliona fëmijë janë në rrëzik për me vdekë prej urisë. Politika imperialiste dhe grabitse lanë mbas vehte vrragë dhe pasoja randa n’ekonominë dhe në jetën shoqnore të popullit indjan. lndija mike asht shtet i pamvarun dhe luftar i madh për paqën në botë. Vërshimet dhe fbatësija prunë në situatë të vështirë përmbi 100 miliona njerëz dhe fëmij ltue i rrezikue për vdekje prej urije. Të përkujlojmë katasfrofcn e Shkupit dhe ndihmat solidare lë popujve miq.

Na puntorët e “Trepçës“ që gjithmonë kemi qenë solidarë dhe humanë, të japim simbas mundësisë, ndihma në të holla për të ndihmue popullin e rrezikuem t’Indisë.

Tue nihmue popullin e Indlsë na kryeimë detyrën tonë internaclonallste dhe obligimin për të të cilin na tregon gjithmonë shoku Tlto dhe LKJ.

T’a ndihmojmë popullin e Indisë!” (sic.). /Telegrafi/