LAJMI I FUNDIT:

Kujdestarja godet në kokë dhe përplas për dysheme foshnjën 18-muajshe, pamjet publikohen në internet (Video, +18)

Kujdestarja godet në kokë dhe përplas për dysheme foshnjën 18-muajshe, pamjet publikohen në internet (Video, +18)

Kujdestarja e cila goditi me grusht në kokë foshnjën 18-muajshe, dhe më pas e përplasi me fytyrë në tokë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

E dyshuara e identifikuar si Su Chi-shu, 57-vjeçe, raportohet se ishte nervozuar në vogëlushen e cila nuk ndalej duke qarë, dhe kështu duke menduar se do ta qetësojë filloi ta godasë dhe ta përplas pamëshirshëm në dysheme, transmeton Telegrafi.


Por ky veprim i kushtoi me shkarkim, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë në  qytetin tajvanez Taichung duke e keqtrajtuar në mënyra më mizore të mundshme.

Videoja fillon me momentin kur ajo e godet foshnjën në shpinë dhe më pas më kokë, dhe sikur kjo të mos i mjaftonte e godet edhe me peshqir.

Në fund ajo e kap për njërën këmbë dhe më pas e përplas me gjithë forcën me fytyrë në dysheme.

Pamjet e këtij incidenti janë bërë virale falë prindërve që e publikuar në aplikacionin Line, kurse policia e qytetit u njoftuan menjëherë për këtë.

Pronari i qendrës për kujdesin e fëmijëve menjëherë ka shkarkuar kujdestaren Su, ndërsa ajo pritet të gjobitet edhe me 7.500 funte. Ajo gjithashtu ka humbur licencën për kujdestare të fëmijëve.

Edhe qendra për kujdesin e fëmijëve pritet të dënohet për shkak të neglizhencës, dhe atë deri në një vit të mbylljes së biznesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori