LAJMI I FUNDIT:

Kujdestari i cili paguhej nga fëmijët e plakut të sëmurë, filmohet duke e goditur 57 herë të moshuarin (Video, +16)

Kujdestari i cili paguhej nga fëmijët e plakut të sëmurë, filmohet duke e goditur 57 herë të moshuarin (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur kamerat e fshehta të instaluara brenda dhomës, filmojnë kujdestarin e një pensionisti që ka pësuar sulm në tru, duke e goditur mbi 57 herë në kokë plakun e gjorë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në verilindje të Kinës ku shihet 77-vjeçari duke qëndruar i ulur në karrocë, derisa kujdestari 55-vjeç i vërsulet dhe pa u menduar dy herë e godet me gjithë forcën në fytyrë, transmeton Telegrafi.


Ai këtë “avaz” e vazhdoi për plot tre minuta e gjysmë duke e goditur 57 herë, ndërsa i biri i viktimës në pamundësi që të kontaktojë me kujdestarin e babait të tij, e ka raportuar rastin në polici.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të moshuarit, ndërsa i biri i tij ka pranuar se për shkak të angazhimeve të shumta së bashku me motrën, kishin vendosur ta punësojnë një kujdestar që të kujdeset për babanë e tyre.

“Kurrë nuk do ta besoja se kujdestari do të bënte një gjë të tillë, pasi sa herë isha në shtëpi dukej shumë i sjellshëm” , ka shtuar i biri i viktimë i identifikuar si Zhang.

Ndërkaq i pyetur se pse babai i tij nuk i është ankuar atij, ai tha se frikësohej se nëse do të ankohej do ta pësonte edhe më keq nga kujdestari.

Ai ishte munduar ta kontaktojë kujdestarin disa herë, por ai kishte fikur telefonin dhe për këtë arsye e ka raportuar rastin në polici, të cilët kanë njoftuar se janë duke hetuar me kujdes të madh rastin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori