KUJDES: Vetëm për personat e pjekur: Nëse i keni mbushur 30 vjet, patjetër duhet të filloni të veproni kështu!
Qeshuni me vetveten, ndonjëherë qeshuni me jetën absurde. Aftësia që të gjeni humorin në telashet tuaja, është e rëndësishme për shëndet dhe lumturi.
A po silleni në harmoni me moshën tuaj? Nëse tashmë keni festuar 30-vjetorin, është koha të bëheni person i pjekur, transmeton Telegrafi.
Sa më shumë që plakemi, aq më shumë ndryshojmë shprehitë. Mirëpo edhe në moshën 30-vjeçare nuk është vonë të ndryshojmë dhe t’i përvetësojmë disa sjellje të reja, pozitive.
Të tjerët mund t’i mashtroni, por vetëdijen tuaj kurrë: Testi preciz i Fjordit zbulon se çfarë njeriu jeni!
Në moshën 30-vjeçare është koha të filloni t’i bëni këto 10 gjëra, nëse tashmë nuk i keni bërë:
Qeshuni me vetveten
Qeshuni me vetveten, ndonjëherë qeshuni edhe me telashet e jetës. Aftësia që të gjeni humorin kur jeni në telashe, është me rëndësi për shëndetin dhe lumturinë.
Vlerësoni familjen dhe miqtë
Në moshën e adoleshencës keni qenë rebel, në moshën 20-vjeçare keni ndjekur veten, punën, jeni arsimuar… Mosha tridhjetëvjeçare është koha e duhur që sërish të jenë në kontakt me miqtë. Pas shumë argëtimeve, kënaqësive, do të kuptoni që nuk ekziston shoqëri e tillë ashtu siç janë familja dhe miqtë tanë.
Mbani ditarin
Ndonjëherë nuk mund të tregoni apo të shqyrtoni momentet e rëndësishme të jetës suaj me miqtë. Ditari ju sjell lehtësime, ndërkaq paraqet njëfarëlloj evidence.
Ushqehuni shëndetshëm
Mbase më parë keni mbajtur dieta, mirëpo në të vërtetë nuk keni çarë kokën a keni ngrënë supë me sallatë dhe picë. Në moshën tridhjetëvjeçare trupi fillon ngadalë të plaket dhe mund të jeni të fuqishëm dhe të shëndetshëm nëse ushqeheni drejt.
Kurseni para
Nëse kushtet aktuale në të cilat jetoni ju lejojnë një gjë të tillë.
Ndiqni qëllimin tuaj
Deri në moshën 30-vjeçare, me siguri keni ëndërruar të krijoni familjen tuaj, të filloni të jetoni në mënyrë të pavarur, por edhe të filloni ndonjë biznes… Kjo është mosha e duhur që të filloni ta realizoni qëllimin tuaj.
Mësoni nga gabimet tuaja
E gjitha që na ndodh mund të jetë mënyra që të bëhemi gjithnjë e më të mirë. Të gjithë gabojmë, mirëpo duhet kuptojmë se çfarë na ka shkuar mbrapsht.
Zhvilloni dashurinë ndaj leximit
Njerëzit e suksesshëm, si p.sh. Bill Gates dhe Oprah Winfrey, kanë qenë lexues të pasionuar dhe vazhdimisht rekomandonin literaturën. Çdo ditë ndani 30 minua që të lexoni diçka.
Thoni “Po” rasteve
Njëri ndër pendimet më të mëdha, kur është fjala për karrierën, është ajo që nuk keni shfrytëzuar mundësitë, të cilat ju janë ofruar. Prandaj, mos i refuzoni rastet e mira, edhe nëse rrezikoni ndonjë gjë.
Definoni vlerat tuaja personale
Gjithmonë duhet të dini cilat janë prioritetet tuaja. Dhe për t’i ditur ato, duhet t’i definoni vlerat personale. Në fillim mund t’i numëroni tri më të rëndësishmet. Ato vlera në vazhdim mund t’i riformësoni në mision personal, gjë që do t’ju motivojnë që të ecni në drejtim të versionit tuaj më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Kuptimi i numrit 333 në astrologji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City