LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga keqpërdoruesit, aplikimet në Ambasadën italiane janë falas

Kujdes nga keqpërdoruesit, aplikimet në Ambasadën italiane janë falas

Ambasada Italiane në Prishtinë ka shprehur shqetësimin ndaj rritjes së keqpërdorimeve të personave të panjohur për ambasadën, duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e terminëve, të cilat janë falas.

Sipas Ambasadës, në muajt e fundit tashmë i kishte informuar forcat policore dhe autoritetet kosovare rreth problemeve që lidhen me përdorimin mashtrues të sistemit të prenotimeve online të terminëve për Zyrën e Vizave si rezultat i sinjalizimeve të përdoruesve.


Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se në mënyrë të veçantë, ka pasur një dyshim të fortë se palë të treta, tërësisht jashtë Ambasadës, ishin duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, pas një pagese të një shume të hollave për prezantimin e aplikacioneve për vizë.

“Mësohet që hetimet e kryera nga autoritetet lokale në ditët e fundit kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari. Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë thekson se sistemi për prenotimin e terminëve online për Zyrën e Vizave ka qenë gjithmonë plotësisht pa pagesë, që nuk duhet asnjë ndërmjetësim tjetër për të marrë një vizë dhe se shuma  e vetme për të paguar është përqindja që duhet paguar zyrës konsullore. Çdo lloj ndërhyrje ndërmjetësuese nga palët e treta nuk është e autorizuar nga kjo Ambasadë dhe për këtë arsye është një abuzim: prandaj ne ftojmë përdoruesit për të denoncuar tek Autoritetet përkatëse lokale”, thuhet në komunikatë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori