Në një video të publikuar në internet, e cila thuhet të jetë bërë diku në Bosnjë e Hercegovinë, thuhet se shihen pjesë malore/bjeshkë të këtij vendi.

Pamjet, siç shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, janë bërë në vendin e quajtur Sheshiçi, respektivisht në afërsi të një rruge që të çon në një vendpushim popullor të skive.


Dhe atje, thuhet se këtë fundjavë, janë parë, jo më pak se katër arinj të cilët ngjiteshin maleve. /Telegrafi/