Proteina është e rëndësishme për trupin e njeriut sepse e ndihmon atë të ndërtojë dhe t’i riparojë indet e ndryshme. Proteina mund të përdoret edhe për krijimin e enzimave, hormoneve dhe kimikaleve tjera trupore.
Kjo substancë është pjesë e rëndësishme e eshtrave, muskujve, lëkurës, gjakut, etj., prandaj mungesa e sasisë së proteinës mund të shpie në simptoma të ndryshme dhe të pakënaqshme.
Telegrafi ju sjellë disa shenja të cilat tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë proteina:
Ndjeheni të shqetësuar
Amino acidet janë tullat ndërtimore të çdo gjëje në trupin tonë. Kjo përfshin edhe neurotransmituesit. Sintetizimi i amino acideve prodhon dopaminë dhe serotoninë – dy kimikale të cilat janë përgjegjëse për memorien, lumturinë, etj. Prandaj, mungesa e proteinës ndikon që ju të ndjeheni të shqetësuar dhe pa diskonim.
Lëndoheni shpesh
Proteina është pararendës i absorbimit të kalciumit; ky i fundit është përgjegjës për forcimin e eshtrave tanë. Duke marrë parasysh këtë, nuk është aspak befasuese fakti se mungesa ep proteinave mund të shpie në lëndime të muskujve dhe të eshtrave. Nëse nuk keni sasi të duhur të proteinave në trupin tuaj, ju jeni më të prirë t’i thyeni eshtrat.
CILAT USHQIME JANË BURIME TË MIRA TË PROTEINËS?
Përveç mishrave, vezëve, peshkut dhe produkteve djathore që konsiderohen si burime të mira të proteinës, ekzistojnë edhe shumë pemë e perime që përmbajnë sasi të larta të proteinës. Ndër këto ushqime janë bajamet, kërpi, tërshëra, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur