Gjinjtë ndryshojnë me moshë, kështu që edhe gungat mund të rriten por edhe të humbin me kalimin e kohës. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kontrolloni gjinjtë rregullisht, kështu që jeni të vetëdijshëm se si ndjeheni në gjendje normale apo nëse keni ndonjë ndryshim të pazakontë.
Ekzistojnë shumë lloje të gungave që mund të paraqiten në gjinjtë, andaj edhe mos u frikësoni dhe mos u bëni keq. Megjithatë, është mirë të konsultoheni gjithmonë tek mjeku nëse vëreni ndonjë parregullsi, me qëllim të ndjeheni të sigurt.
Këtu po ju paraqesim pesë lloje të ndryshme të gungave të gjirit e që NUK janë shenjë e kancerit:
Fibroadenoma
Një gungë ovale që lëviz gjatë kontaktit të prekjes e që është zakonisht rreth 1-2 cm e gjerë. Fibroadenoma formohet kur gjëndrat e shëndetshme dhe indi lidhor i gjirit grumbullohen së bashku.
Kjo gungë ndjehet nga brenda lëkurës dhe zakonisht nuk shkakton dhimbje. Shumica prej tyre nuk kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Megjithatë, në rastet kur ata rriten mjaft të mëdha, mund të largohen përmes ndërhyrjes kirurgjike.
Nekroza dhjamore
Një gungë e fortë që paraqitet pas ndonjë mavijosje të rëndë, të tilla si ndonjë aksident i keq, ndonjë rënie apo si pasojë e lidhjes së keqe nga rripi i sigurimit të makinës.
Kjo gungë vërehet dhe ndjehet si e fortë, e rrumbullakët e që mund të shfaq skuqje të lëkurës. Kjo lloj gunge nuk ka nevojë për trajtim dhe zakonisht zhduket vetvetiu me kalimin e kohës.
Ciste
Hormonet si estrogjeni janë fajtorë për formimin e cisteve, këto gunga janë të buta dhe mund të lëvizin lehtësisht. Cistet janë të mbushur me lëng dhe mund të vërehen përmes ultratingullit. Disa lloje cistesh mund të zhduken plotësisht ndërsa disa të tjerë mund të rikthehen pas një kohe, shkruan tetovasot.
Nëse këto lloj cistesh janë të dhimbshme, ato mund të shfryhen duke ia hequr sasinë e lëngut me anë të një gjilpëre.
Ndryshimet fibrocistike
Këto gunga mund të paraqiten gjatë ciklit tuaj menstrual, janë një kombinim i cisteve të vogla dhe zonave të fryra të indeve të gjirit. Rreth 80% e grave përjetojnë ndryshime fibrocistike dhe këto zakonisht ndodhin në mes të ciklit – kur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë më të larta.
Gungat mund të vërehen si të forta gjatë prekjes, por zakonisht këto zhduken pas ciklit tuaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj