LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Anulohet taksa e re rrugore në Greqi

Kujdes! Anulohet taksa e re rrugore në Greqi

Për të gjithë shtetasit e Maqedonisë që udhëtojnë shpesh për në Greqi vjen njoftimi se zbatimi i pagesës së re për rrugë në autostradën deri në Selanik është anuluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pagesa për autostradën duhej të hynte në fuqi prej sot, por autoritetet greke nuk janë të përgatitur me sistemin elektronik, i cili do të lëshojë bileta për magjistralen. Taksa do të hyjë në fuqi më së paku pas një jave, saktësojnë nga Agjencia e rrugëve të Greqisë.


Sipas të gjitha gjasave afati për fillim të zbatimit të kësaj takse do të jetë e hëna e ardhshme, respektivisht 13 qershori. Automjetet e udhëtarëve do të paguajnë 2,40 euro, autobusët 6 euro, ndërsa çmimi për kamionët do të jetë 8,40 euro./Telegrafi/