LAJMI I FUNDIT:

Kufizimi i shpejtësisë deri në 40 km/h në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, qytetari drejton automjetin 106 km/h, gjobitet nga policia

Kufizimi i shpejtësisë deri në 40 km/h në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, qytetari drejton automjetin 106 km/h, gjobitet nga policia
Foto: Ilustrim

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 106 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Sipas njoftimit thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të  mjetit me veprim motorik për një (1) vit.


“Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/