LAJMI I FUNDIT:

​Kuçi për dhënien e licencave për dy hidrocentralet: Disi jam bindur se është vendim i drejtë

​Kuçi për dhënien e licencave për dy hidrocentralet: Disi jam bindur se është vendim i drejtë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka arsyetuar dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes, “Kelkos Energy” për hidrocentralin “Deçani” dhe hidrocentralin “Belaja”.

Reklama

Në interpelancën ku është thirrur për të raportuar për këtë temë, ministri, para deputetëve tha se dhënia e lejes mjedisore nuk është dhënë nga ai, por është bindur nga zyrtarët e dikasterit të tij se kanë pasur drejtë kur kanë marrë një vendim të tillë.

“Normalisht nuk i iki përgjegjësisë, unë jam ministër, edhe pse nuk e kam nënshkruar një dokument të tillë. Është përgjegjësi e zyrtarëve dhe sekretarit. Në bazë të shpjegimeve që ata m’i kanë bërë mua, në bazë të argumenteve që më kanë ofruar, disi jam bindur që për dy objektet që i kanë lëshuar kanë pasur të drejtë. Për objektin tjetër që është bërë debat edhe sot do të bëhet debat ne nuk kemi lëshuar asnjë leje. As leje ujore e as lejen e përdorimit, edhe pse procesi ka shumë kohë që është kryer. Objektet janë ndërtuar, por lejet nuk i kanë marrë”, tha ai.

Interpelanca ndaj ministrit Kuçi për këtë çështje është duke vazhduar. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Bau Market
Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

InterEX
CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Cinestar
Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Ekonomi
Buton Electronics falë eksperiencë unike me produktet dhe aksesorët për “online gaming”

Buton Electronics falë eksperiencë unike me produktet dhe aksesorët për “online gaming”

Buton Electronics
Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

Euroair Direct
Kalo në kategori