Kualifikohet Baseli, Unitedi ruan vendin e parë në grup (Video)

Baseli e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 në udhëtim te Benfica.
Mohamed Elyounoussi e zhbllokoi rezultatin në minutat e para të ndeshjes (5'), ndërsa ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë.
Edhe një gol skuadra zvicerane e realizoi në pjesën e dytë, ndërsa autor ishte Dimitri Oberlin (65').
Taulant Xhaka luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa Albian Ajeti ishte në bankën rezervë.
https://www.dailymotion.com/video/x6b4a1l
https://www.dailymotion.com/video/x6b4e1y

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Manchester Unitedi e ka mposhtur me përmbysje CSKA Moskën (2-1).
Skuadra ruse kaloi në epërsi me anë të Alan Dzagoev në fund të pjesës së parë (45').
Mirëpo, në gjysmën e dytë, me golat e Romelu Lukaku (64') dhe Marcus Rashford (66'), Djajtë e Kuq e përmbysën rezultatin.
Nga vendi i parë në këtë grup kualifikohet Manchester Unitedi, kurse Baseli vazhdon nga vendi i dytë.
CSKA Moska do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6b4dg3
https://www.dailymotion.com/video/x6b4dk7


















































