LAJMI I FUNDIT:

Ku do ta vuajnë dënimin të dënuarit nga Dhomat e Specializuara, flasin nga Gjykata

Ku do ta vuajnë dënimin të dënuarit nga Dhomat e Specializuara, flasin nga Gjykata

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten shpallën vendimin e Apelit për rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Apelit ka vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim.


Mirëpo ku do ta vuajnë dënimin të pandehurit të cilët shpallen fajtor nga Gjykata, siç është rasti konkret i Mustafës?

Michael Doyle, koordinator për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Dhomat e Specializuara në një përgjigje dërguar Telegrafit ka bërë të ditur se pas përfundimit të një vendimi, kryetarja e Gjykatës, pasi dëgjon të dënuarin, cakton shtetin ku do të vuajë dënimin.

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim
Lexo po ashtu Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim

“Sipas kornizës ligjore të gjykatës, pas vendimit përfundimtar, kryetari i KSK-së, pasi dëgjon të dënuarin, cakton shtetin ku do të vuajë dënimin. Derisa të merret një vendim i tillë, nuk mund të spekuloj se cili shtet mund të jetë”, ka thënë Doyle. /Telegrafi/