LAJMI I FUNDIT:

Ku mbeti këngëtarja Valentina Rama? Interpretuesja e hiteve të dikurshme rrëfen për tërheqjen nga muzika dhe jetën e saj të re në Finlandë

Ku mbeti këngëtarja Valentina Rama? Interpretuesja e hiteve të dikurshme rrëfen për tërheqjen nga muzika dhe jetën e saj të re në Finlandë

Dikur ishte shumë aktive në skenën e muzikës shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku aso kohe.

Këngët e saj ishin prezentë kudo, në: TV, Radio etj, deri sa në një moment u largua nga skena dhe nuk u pa më të rikthehet asnjëherë.


Këngëtarja Valentina Rama ka më shumë se një dekadë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, duke u tërhequr tërësisht nga muzika, madje është larguar edhe jashtë vendit.

Përkundër faktit që ndodhet larg, Telegrafi ra në gjurmët e saj për t’u rikthyer në kujtimet e vjetra – në kohën kur ajo shquhej si njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe atraktive.

Valentina Rama (Foto: Valentina Rama/Facebook)

Në këtë intervistë të dhënë për Telegrafin, për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Valentina Rama-Abazi, tregon arsyet që çuan deri në dorëheqjen nga pasioni i madh i dikurshëm i saj.

“Kur babi si producent muzikor mori vendim të tërhiqej nga industria e muzikës, bashkë me të u tërhoqa edhe unë pasi babi ishte menaxheri im dhe ideatori i të gjitha projekteve të mia”, thotë Valentina për Telegrafin.

Kështu duket sot këngëtarja Valentina Rama (Foto: Valentina Rama/Facebook)

E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë pas kaq vitesh rikthimin në muzikë, këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, thotë se kishte pasur një tentativë e tillë – por që kishte rezultuar pa sukses.

“E kam menduar rikthimin shumë herë pasi që fansat nuk janë lodhur duke kërkuar një gjë të tillë. E kam pas plane të rikthehet me një projekt të madh por nuk ia arrita, pas disa ndryshimeve në jetën private. Për momentin jam 100 për qind e përkushtuar në djalin tim, Artin”, tha Valentina Rama për Telegrafin.

Mes shumë këngëve të saj, “O Zot jepi guxim” ishte njëra ndër këngët e saj më të spikatura, e cila edhe pas kaq vitesh kujtohet nga ata që dikur e pëlqenin muzikën e saj.

“’O Zot jepi guxim’ ka një tekst shumë interesant, një këngë me shumë ritëm. Në momentin që e kam dëgjuar demon dhe kam pa tekstin, nuk kam dyshoja që ka me qenë hit i asaj kohe. Është një ndër këngët e mia të preferuara”, kujton Valentina.

Por cila është jeta e saj e re në Finlandë dhe me çfarë merret aktualisht ish-këngëtarja?

Pas shkëputjes nga muzika, mora vendim të shpërngulem në Finlandë, fillimi ka qenë i vështirë duke e pas parasysh se isha larg familjes, plus që jeta në Kosovë është shumë më e gjallë edhe kam qenë non-stop në lëvizje atje. Pastaj jam adaptuar shumë mirë, Finlandën e kam shtëpi të dytë, e kam krijuar një rreth shumë të mirë me njerëz shumë pozitiv. Këtu punoj në Esprit, për momentin jam në trajnime për stilizëm. Më ka pëlqyer gjithmonë, edhe kur kam kënduar shumicën e rasteve vet jam përkujdesur për dukjen time”, tregon Valentina Rama për Telegrafin.

Një tjetër këngë shumë e suksesshme e saj ishte edhe dueti “Mos më le” me vëllain e saj, Valon Rama, i cili gjithashtu është i tërhequr nga muzika.

Valentina për Telegrafin tregon se pse edhe Valoni veproi njëjtë si ajo.

“Valoni nuk e ka pas muzikën kurrë primare, nuk e ka pas plan me vazhdu gjatë me muzikë. Tash është një stomatolog shumë i mirë, profesion që ai e ka dashtë shumë që kur ka qenë i vogël”, thotë tutje Valentina.

Duke qenë se jeton jashtë vendit, Rama tregon se sa mall ndjen për vendlindjen e saj, Kosovën, duke treguar edhe se sa herë në vit bën përpjekjen që të vijë.

Ajo gjithashtu thotë se e përcjell tregun muzikor shqiptar dhe është e kënaqur me punën e mrekullueshme që vazhdojnë të bëjnë kolegët e saj të dikurshëm dhe artistët e rinj.

“Zakonisht dy herë në vit vijnë Kosove, kaloj tepër mirë. Malli më merr shumë…këtë verë edhe më shumë që për shkak të pandemisë, nuk kam mundur të vij. E percjelli, s’ka si të jetë ndryshe në një familje që muzikën e duam shumë të gjithë. Jam e befasuar për të mirë me gjithë këto talente të reja, me këto klipe kaq profesionale, me këngë që po i dëgjon e gjithë bota, jo vetëm populli shqiptar”, ka thënë Rama.

Valentina Rama (Foto: Valentina Rama/Facebook)

Në fund të intervistës, Valentina falënderon të gjithë ata që e kanë pëlqyer muzikën e saj. Duke qenë se mungesa e saj prej vitesh u vërejt, interesimi i gazetarëve ka qenë i shumtë në gjithë këto vite për të marrë një intervistë nga ajo, ndaj dhe ish-këngëtarja shfrytëzon rastin t’u kërkojë falje të gjithë atyre që s’mundi t’u përgjigjet.

“Faleminderit edhe juve, ishte kënaqësi. Po e shfrytëzoj rastin të iu kërkoj falje gazetarëve të tjerë që kanë kërkuar intervistë, e që s’kam qenë e gatshme me iu përgjigj. Respekt për punën tuaj”, përfundon Valentin Rama. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori