LAJMI I FUNDIT:

“Kthehu te kosa e mos u korit” – Lladrovci reagon ndaj deklaratës së Jakup Krasniqit

“Kthehu te kosa e mos u korit” – Lladrovci reagon ndaj deklaratës së Jakup Krasniqit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  ka rifilluar polemikat me ish-bashkëpartiakun e tij, Jakup Krasniqi.

Përmes një statusi në Facebook, Lladrovci e ka quajtur Krasniqin jo më të madh se një ‘mësues fshati’.


Reagimi i të parit të Drenasit  erdhi pas deklaratave të Jakup Krasniqit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, lidhur me marrëdhëniet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me heroin Adem Jashari.

Ka thënë se Krasniqi po përpiqet ta shantazhoj Lladrovcin ashtu sic sipas tij ka bërë edhe me të tjerët.

Postimi i Plotë:

Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë.

Të njohim Jakup. Ti me emra të mëdhenj që po merresh, po përpiqesh të bësh diçka tjetër.

Të doli bosh lansimi i “letrave” që përpiqeshe të më shantazhoje mua dhe të tjerët.

Ke lansuar edhe “çantën e zezë” më heret që ekziston vetëm në imagjinatën tënde. Të ka mbetë edhe ndonjë kthesë për t’i ikur të vërtetës që ke bërë për 20 vjet.

Vazhdon edhe sot me përçarje.

Prej teje pritet diçka tjetër. Edhe heronjve tonë të pavdekshëm po ua prish qetësinë. Për egon tënde. Ti Jakup nuk ke qenë për ato punë që pretendon. Nuk e ke as me meritë.

Të gjitha të mirat gjatë luftës për ty e familjen tënde të gjerë, por edhe pas luftës, ti e di vet më së miri se si i fitove. Mësues fshati e kishe vendin, ashtu siç të vlerësuan të pavdekshmit e kombit që tash janë në libra historie.

Ti gabon rëndë me vlerësime për emrat që i përmend. Ti ke dëshirë të flasësh për tema të mëdha. Edhe kur flet për Adem Jasharin, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ti do me u dukë i madh sa ata. Problem Jakup.

Ti nuk ke vlerësim as për punën time në komunë. E di. Nuk më prish punë çka mendon. Unë punoj.

A ke dëgjuar se Komuna e Drenasit, për vitin 2017, është shpall komuna me menaxhimin më të mirë në Kosovë?

Morëm shpërblim mbi 82.000 euro nga Ministria!

Këtë kurrë nuk do ta arrija pa bashkëpunim me të gjithë pa dallim për të mirën e qytetarëve. Nuk bëj dallime siç ke bërë ti. Bashkëpunimi është fjala ime e vetme për sukses.

Por, ti nuk e ke vlerësimin çfarë e mendon për vete. Ta ka treguar komuna e Drenasit vendin disa herë, ty e vëllait tënd. Le politikën.

Nuk ke kohë të korrigjohesh. Tashmë je vetëm duke rikënduar këngët që të gjithë i dinë nga ti, përçarjen dhe mosmirënjohjen.

Ktheu te kosa e mos u korit.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori