LAJMI I FUNDIT:

Berisha tha se Dugolli “kontrabandoi” me Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, deputetët e kthejnë në Komision për rishqyrtim

Berisha tha se Dugolli “kontrabandoi” me Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, deputetët e kthejnë në Komision për rishqyrtim

Me 69 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar mocioni i kryetarit të Komisionit për Siguri, njëherësh deputeti i AAK-së, Bekë Berisha që të kthehet në Komision Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Berisha gjatë fjalës së tij ka akuzuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në këtë komision, Enver Dugolli, duke thënë se “në mënyrë klandestine ka kontrabanduar” me Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Berisha kërkoi që të kthehet neni 1.1 dhe të tërhiqet në plotni nga sponzorizuesi ky projektligj.


“Nuk e  di se ku i keni qëllimet, veç me i kap”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, shefja e grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kërkoi që projektligji të kthehet në komision, duke kundërshtuar pretendimet e Berishës.

“…propozojmë që ky projektligj të kthehet në komision”, ka thënë Kusari-Lila.

Nga PDK, deputeti Rashit Qalaj tha që ky projektligj të tërhiqet nga sponzorizuesi dhe të kthehet sërish në Komisionin për Siguri.

“Të tërhiqet nga sponzorizuesi për shkak të shumë çështjeve që janë devijuar rrugës nga ligji përfundimtar. Qëndrojnë ato që thotë Berisha… , ka thënë Qalaj.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni kërkoi që të të tërhiqet në tërësi ky projektligj edhe nga sponsorizuesi.

“Në Ministri të Mbrojtjes funksionojnë katër drejtori dhe janë nën varësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Tash me Projektligjin për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes ideja është që të avancojë në Agjencion. E me këtë avancim janë politika të veçanta. D.m.th rritet roli i drejtorisë së Inteligjencës tek Agjencioni. Me rritjen e përgjegjësisë së organizatës ulet grada e atij që do të udhëheq Agjencionin…”, ka thënë Qalaj.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ftoi edhe Listën serbe që të marrin fjalën, mirëpo të njëjtin refuzuan.

“Ftoj edhe Listën serbe që të marrë fjalën, pasi pas gjashtë muajsh jeni në seancë. E mendova seriozisht”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
​Për 8 muaj 119 ushtarë braktisën FSK-në

​Për 8 muaj 119 ushtarë braktisën FSK-në

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Arbër Ademi në

Arbër Ademi në "PodGo": Protestat janë në agjendën e Frontit Europian, mendojmë që koalicionin ta shndërrojmë në lëvizje kombëtare

Politikë
Kalo në kategori