LAJMI I FUNDIT:

Kthehet “Kredia e gjelbër” për klientët individual në Bankën TEB

Kthehet “Kredia e gjelbër” për klientët individual në Bankën TEB

Ndërroni dritaret, fasadën termike, kulmin apo realizoni projekt tjetër për rritjen e efikasitetit dhe kursimin e energjisë në amvisëri dhe përfitoni grant deri në 20 për qind të shumës së kredisë.

Kredia e Gjelbër është një produkt unik në treg që ju ofrohet klientëve individual në bashkëpunim me BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
Aplikuesit e kësaj kredie kanë mundësi që pas plotësimit të kushteve të caktuara me rastin e ndërtimit dhe renovimit në kuadër të rritjes së efikasitit të energjisë, të vendosura nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), të përfitojnë grant deri 20 për qind të shumës së kredisë.

Nëse kredia është e destinuar vetëm për një produkt, atëherë klienti përfiton grant 15 për qind të vlerës së kredisë, ndërsa në rast të destinimit për dy apo më shumë produkte që kontribuojnë në rritjen e efikasitit të energjisë atëherë granti do të jetë në vlerën e 20 për qind të kredisë. Pasi që klienti ka kryer invesimin dhe ka dëshmuar me fatura të rregullta se i ka plotësuar kushtet e përcaktuara, atëherë brenda një periudhe një mujore përfundon verifikimi i investimit dhe shuma e përfituar nga granti do të transferohet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Shembull 1: Në rast se klienti merr një kredi të gjelbër vetëm për ndërrimin e dritareve të shtëpisë apo banesës, sipas standarteve të BERZH që konsistojnë në rritjen e kursimit të energjisë, në vlerë prej 4,000 euro atëherë klienti përfiton grant në 15 për qind të vlerës apo 600 euro.

Shembulli 2: Në rast se klienti merr një kredi të gjelbër për ndërrimin e dritareve dhe izolimin e mureve të shtëpisë apo banesës, sipas standarteve të BERZH që konsistojnë në rritjen e kursimit të energjisë, në vlerën prej 10,000 euro, atëherë klienti përfiton grant në vlerën e 20 për qind të kredisë apo 2,000 euro.

Për secilën kredi të ndarë Banka TEB në bashkëpunim me kredimarrësit do të mbjell nga një fidan në qytetin e tyre.

Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) është program i krijuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. GEFF mbështetet nga grantet e Unionit Europian, për financimin e stimujve financiarë si dhe nga donatorët e tjerë, Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e
Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Për të mësuar më shumë se cilat teknologji janë të pranueshme, vizitoni Selektorin e Teknologjisë https://ebrdgeff.com/kosovo/al/ dhe aty janë të gjitha informatat e nevojshme për hapat që duhet të ndërmerren.

Për më shumë detaje rreth aplikimit ju ftojmë të vizitoni njërën ndër degët e bankës TEB duke filluar nga 1 marsi. /Telegrafi/