LAJMI I FUNDIT:

Kthehet Bondi, publikohet paraqitja e shkurtër (Video)

Kthehet Bondi, publikohet paraqitja e shkurtër (Video)

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit të radhës për James Bondin që titullohet “Spectre”.

Daniel Craig është sërish në rolin e agjentit sekret në filmin që është i 24-ti në serinë e përgjithshme për ‘007’.

Është hera e katërt që Craig e portretizon Bondin, ndërsa në ekipin e aktorëve luajnë edhe yje, si Ralph Fiennes, Ben Whishaw, Rory Kinnear, Naomie Harris, Christoph Waltz, Lea Seydoux, Monica Bellucci, Dave Bautista, Andrew Scott e Stephanie Sigman.


Sam Mendes e ka bërë regjinë, ndërsa premiera do të jepet më 6 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/