LAJMI I FUNDIT:

Kthehen nga muaji mjaltit, gjejnë shtëpinë e kthyer në kopsht zoologjik (Foto)

Kthehen nga muaji mjaltit, gjejnë shtëpinë e kthyer në kopsht zoologjik (Foto)

Rene dhe Marcelle van de Werken kur janë kthyer nga muaji mjaltit, e kanë gjetur shtëpinë që ndodhet në Nederhemert të Holandës, të kthyer në kopsht zoologjik.

Miqtë e tyre kishin menduar se do ishte qesharake, t’ia mbushin dhomat me sanë dhe në to të fusnin pula dhe lepuj, transmeton Telegrafi.


“I kemi dy fëmijë dhe ata duhet të kenë një vend të pastër për të fjetur. Nuk është në rregull që të qëndrojnë pranë këtyre gjallesave dhe në papastërti”, ka thënë Rene lidhur me rastin.

Me ndihmën e të afërmve, shtëpia tyre është pastruar dhe tani ka gjendje normale, ndërsa kafshët dhe peshqit që ishin në vaskë, janë dërguar në lokale ku bëhet shitja e tyre. /Telegrafi/