LAJMI I FUNDIT:

KSHZ do t’i kthejë votuesit e dyshimtë në listën zgjedhore (Video)

KSHZ do t’i kthejë votuesit e dyshimtë në listën zgjedhore (Video)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kthejë në listën zgjedhore votuesit e kontestuar që nuk kishin të drejtë vote më 11 dhjetor. Bëhet fjalë për 29 858 votuesit të cilët u ndanë në listë të veçantë duke u etiketuar si të dyshimtë dhe nuk u paraqitën për të vërtetuar të drejtën e tyre të votës edhe pas dy afateve që kishin në dispozicion. Nga KSHZ-ja thonë se gjendja e re e listës zgjedhore, duke i përfshirë edhe këto persona, do të publikohet pas muajit mars.

“KSHZ-ja do të respektojë dispozitat e Kodit Zgjedhor ku parashihet që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016, të gjithë votuesit e kontestuar të kthehen si pjesë e listës. Gjendja e re e listës zgjedhore, me këto ndryshime duke përfshirë edhe votuesit e kontestuar, do të publikohet sipas dispozitave për azhurnimin e listës në tremujorin e parë të vitit”, thanë për Alsat-M nga KSHZ-ja.


Përqindja më e madhe e këtyre votuesve janë shqiptarë, me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Xhabir Deralla nga Qendra për liri CIVIL vlerëson se heqja e të drejtës së votës për këto persona ka qenë anti-kushtetuese kurse kërkon reforma rrënjësore në KSHZ, përfshirë rishikimin e mandatit të anëtarëve të këtij institucioni dhe rishikim të plotë të listës zgjedhore.

Në listën zgjedhore, nuk do të kthehen vetëm dhjetëra emra që u fshinë gjatë procesit të pastrimit të listës pas kontrolleve administrative dhe në terren që zbatoi ky institucion në tentim për të zbuluar votuesit e ashtuquajtur fantazmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori