LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Do të votohet në Tearcë

KSHZ: Do të votohet në Tearcë

Pas simulimit të vendvotimit në Tearcë dhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se tek i njejti vendvotim do të votohet më 25 dhjetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Simulimi nga sektori i informatikës në KSHZ ka treguar se në këtë vendvotim ka mundësi që të bëhen votat që të ndryshojë rezultati i përgjithshëm në rank shtetëror.


Në të njejtin vendvotim rezultatet kanë qenë si vijon:
91 vota për OBRM-PDUKM-në,
87 vota për LSDM-në,
65 vota për Lëvizjen Besa,
64 vota për PDSH-në,
53 vota për BDI-në,
25 vota për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një votë për OBRM për Maqedoninë dhe Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi.

Në këtë vendvotim kanë dalë 404 nga 714 votues të regjistruar në Listën e votuesve./Telegrafi/