LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja respekton vendimet e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale

KSHZ-ja ka vendosur unanimisht tërheqjen e listës së votuesve të dyshimtë që duhet të verifikohet në terren dhe të respektojë vendimin e Drejtorisë për mbrojten e të dhënave personale (DMDHP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim i KSHZ-së erdhi pasi që DMDHP dje mori dy vendime me të cilat KSHZ-së i ndalohet publikimi i të dhënave personale të personave që gjenden në listën zgjedhore të voruesve të dyshimtë.


DMDHP-ja tregon se këto vendime kanë për qëllim pengimin e shkeljes së mëtutjeshme të të drejtave të subjekteve, të të dhënave personale dhe shkaktimi i mundshëm i pasojave deri në sjelljen e vendimit./Telegrafi/