LAJMI I FUNDIT:

KSHZ gati për zgjedhjet, dalja në votime është e sigurt

KSHZ gati për zgjedhjet, dalja në votime është e sigurt

Një përpjekje e tretë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të kompletuar këshillat zgjedhor pasi pothuajse 50% e punonjësve shëndetësorë, që do të kryejnë votimin për pacientët me Kovid 19 dhe personat e izoluar, kërkuan të përjashtohen. Afatin e përfundimit të kësaj detyre, KSHZ do ta përmbushë deri në fund të ditës, thekson anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko.

“Sot, bëhet dhe përfundon përzgjedhja e fundit për përjashtimin dhe emërimin e të rinjve, në vend të atyre që kërkuan largim dhe për të cilën ka pasur bazë për këtë. Është e saktë se afati kohor është i ngushtë, afatet janë të shkurtra, ne e menaxhojmë atë dhe do ta përfundojmë”, deklaroi Boris Kondarko – anëtar i KSHZ-së.


Të hënën do të votojnë 716 persona që janë në izolim, ndërsa të martën 8852 persona të sëmurë. Nga KSHZ sigurojnë se janë marrë të gjitha masat për votim të sigurt- po shpërndahen sasi të mëdha të maskave dhe mjeteve për dezinfektim në vendvotime. Derisa KSHZ bën përgatitjet e fundit për votime, ministri i brendshëm Naqe Çulev apelon që votuesit të mos bëhen pre e presioneve për shitjen e votës.

“Të mos bëhen pre e çfarëdolloj presioni nga partitë, presione nga struktura biznesi, nga kriminelë lokal dhe struktura kriminale. Pra të dalin dhe të votojnë sipas bindjes së tyre politike, të lirë”, tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Më 15 korrik të mërkurën do të votohet në 3480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore. Në 90 vendvotime ka më pak se 10 votues që do mund të drejtën e tyre ta realizojnë në vendvotimin më të afërt. Për herë të parë votimi do zgjatë tre ditë, ndërsa në 15 korrik deri në ora 21./Alsat/

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori