LAJMI I FUNDIT:

KS i OKB-së shqyrton raportin për Kosovën më 31 tetor

KS i OKB-së shqyrton raportin për Kosovën më 31 tetor

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është caktuar për 31 tetor për të diskutuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën.

Daçiç, duke folur në Radio Televizionin e Serbisë, tha se seanca ishte caktuar nga Afrika e Jugut, e cila është kryetari i Këshillit të Sigurimit të OKB këtë muaj, përcjell Telegrafi.


Duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, Daçiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe.

Ndërsa rreth kërkesës për të ndaluar lobimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur, Daçiq tha se kjo vetëm “e frymëzon”.

“Ne jemi duke bërë punën tonë dhe kjo tregon se çështja nuk ka mbaruar dhe po e detyron Prishtinën të bëjë kompromis”, tha Daçiq. /Telegrafi/