LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq mbledh 13 milionë euro gjatë një koncerti në Mançester

Kryqi i Kuq mbledh 13 milionë euro gjatë një koncerti në Mançester

Kryqi i Kuq Britanik ka thënë se ka mbledhur më shumë se 13 milionë euro, gjatë një koncerti bamirësie që u mbajt mbrëmë në Mançester. Koncerti vjen dy javë pas një bombardimi vetëvrasës që vrau 22 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Koncerti i titulluar ‘One Love Manchester’ u mbajt të dielën nën masa të rrepta sigurie. Sipas organizatorëve, në koncert ishin më shumë se 50.000 pjesëmarrës.

Pjesë e koncertit ishte këngëtarja Ariana Grande, e cila ishte duke performuar më 22 maj kur ndodhi “shpërthimi masiv”.


Gjatë atij koncerti, një 22 vjeçar hodhi një mjet vetëvrasës duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur 116 të tjerë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) më pas mori përgjegjësinë për sulmin.

Koncerti i bamirësisë erdhi vetëm një ditë pasi tre terroristë me një furgon dolën jashtë rrugës dhe goditën disa këmbësorë. Të njejtit u larguan nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika duke vrare shtatë persona dhe duke plagosur rreth 48 të tjerë.

Në koncertin e mbajtur mbrëmë në Mançester kanë marrë pjesë edhe këngëtarët si, Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Take That, Liam Gallagher, Pharrell Williams dhe Robbie Williams. /Rel/