Shefi i Kirurgjisë Torakale në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Fatmir Caushi, ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews operacionin e parë të trakesë të kryer në Shqipëri.
Caushi tha se pacienti që iu nënshtrua operacionit të rrallë kishte kaluar një kohë të gjatë i intubuar, pasi ishte në gjendje kome, gjë që i kishte sjellë edhe problemin në rrugët e frymëmarrjes.
Ai tha gjithashtu se pacienti në fjalë mezi merrte frymë kur shkoi të kryente operacionin, i cili sipas tij, ishte një ndërhyrje tejet e vështirë dhe e parealizuar më herët në vendin tonë.
“Ky kishte një ngushtim të trakesë, si pasojë e një intubimi të zgjatur. Një pacient që kishte kaluar në gjendje komatoze, kishte qëndruar për një kohë të gjatë i intubuar dhe nga mosfurnizimi me gjak normalisht i këtyre kërceve, këto fillojë dhe tjetërsohen e shtrembërohen.
Trakeja ka një lumer me një diametër te 2.5 mm dhe te ky pacient kishte kaluar te 2 mm. Intubimet e zgjatura quhen ato që janë mbi 10 ditë. Pacienti u paraqit në një situatë që e kishte të pamundur të merrte frymë. Ky ishte rasti i parë i kësaj lloj ndërhyrjeje në Shqipëri. Rasti ishte i komplikuar dhe operacioni zgjati rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë”, tha Caushi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'