LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për zhvillimet e sotme

Kryeziu: Mbledhja e Qeverisë nuk është thirrur për zhvillimet e sotme
Foto nga arkivi

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur pasditën e sotme në një takim kabinetin e tij qeveritar.

Në disa media u spekulua se kryeministri Kurti ka thirrur takimin e Qeverisë pas ngjarjeve të sotme, ku nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore janë arrestuar tre persona, dy zyrtarë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen.


Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar që kabineti qeveritar të jetë mbledhur pas arrestimeve të sotme në MINT.

Kryeziu ka thënë për Telegrafin mbledhja e sotme e Qeverisë ishte planifikuar një javë më parë.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë.  Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot janë arrestuar tre persona, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale – e cila e ka dhënë urdhrin për arrestime – tha se të arrestuarit janë personat me inicialet, R.M. H.G dhe I.L.

Të arrestuarve u është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Në njoftim është përmendur edhe bastisja e disa ambienteve dhe sekuestrimi i provave materiale.

MINT, ndërkaq tha se gjatë 18 gushtit janë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie: të drejtorit të departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe të drejtorit të departamentit për integrime evropiane, Irfan Lipovica.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje me ligjet përkatëse, planin përkatës dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to”, u tha në reagimin e MINT-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori