LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Çfarë po kërkon më shumë BE-ja nga Kosova, janë plotësuar tri kërkesat që dalin nga marrëveshja e Bratislavës

Kryeziu: Çfarë po kërkon më shumë BE-ja nga Kosova, janë plotësuar tri kërkesat që dalin nga marrëveshja e Bratislavës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Qeveria e Kosovës konsideron se janë plotësuar tri këkresat e BE-së që dalin nga marrëveshja e Bratislavës midis zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, për de-eskalimin e situatës në veri.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Qeveria ka përmbushur fillimisht dy hapat e parë duke tërhequr 50% të Policisë në dhe rreth komunave në veri të vendit.


Ndërsa, hapi i tretë është drejtë përmbushjes, pasi Qeveria ka themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimin administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i saj, Besnik Bislimi ka arritur një marrëveshje në Bratislavë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak mbi hapat e zbatimit të deklaratës së 3 qershorit të BE-së për deeskalim të situatës në katër komunat në veri. Prej atij momenti, Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale. Si rezultat i zbatimit të pikës së dytë, e cila parasheh vlerësimin e përbashkët të situatës së sigurisë, javën e kaluar numri i policëve në dhe përreth ndërtesave komunale është ulur edhe për 25% tjera. Ndërkaq në kuadër të pikës së tretë të dakordimit të Bratislavës, ne tashmë kemi themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimin administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme’’ u shpreh ai për RTV21.

Kryeziu, ka parashtruar pyetje në drejtim të BE-së se çfarë po kërkon më shumë nga Kosova. Ndërsa, për Serbinë tha se nuk ka bërë asgjë për de-eskalimin e situatës në veri.

“Pra Kosova po respekton dakordimin me BE-në. Një pyetje me rendësi që duhet të ngritët është se çfarë ka bërë Serbia për deeskalimin e situatës nga çka i është kërkuar fillimisht nga vetë BE. Kjo së bashku me pyetjen se çfarë po kërkon më shumë BE-ja nga Kosova, është më së miri t’i parashtrohet BE-së. Ne kemi thënë që masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe presim që ato të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brastislavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren” tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ky reagim i Qeverisë vjen pasi BE-ja e ka mirëpritur tërheqjen e 50% të Policisë nga komunat veriore, por BE-ja ka kërkuar hapat të tjerë nga Qeveria për de-eskalimin e situatës në veri. “BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm” thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndërkohë, RTV21 ka kërkuar nga BE-ja një përgjigje se për çfarë hapa të tjerë po kërkohen të ndërrmarr Qeveria në Prishtinë, por ende nuk kemi marrë përgjigje. BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas tensioneve në veri. Por, pavarësisht hapave që ka ndërmarrë Qeveria për de-eskalimin e situatës, BE-ja ende po i mban masat ndëshkuese në fuqi./21Media

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori