LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Ata që vepruan ndryshe nga Vjosa, vetëm mund ta ngushëllojnë veten

Kryeziu: Ata që vepruan ndryshe nga Vjosa, vetëm mund ta ngushëllojnë veten

Ish-nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu është deklaruar pas rënies së Qeverisë Kurti.

Ai gjithashtu në një postim në Facebook ka treguar se cilit krah brenda LDK-së ia mban anën.


Teksa ka edhe një mesazh për të gjithë ata deputetë të LDK-së që vepruan ndryshe nga Vjosa Osmani në seancën e votimit të mocionit të mosbesimit.

“Nuk është e ndershme, po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në LDK që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund ta ngushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, shkruan Kryeziu në Facebook.