LAJMI I FUNDIT:

​Kryeziu: Asociacioni i komunave serbe përbën shkelje të drejtave të njeriut

​Kryeziu: Asociacioni i komunave serbe përbën shkelje të drejtave të njeriut

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Asociacioni i komunave serbe, ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel është e dëmshme dhe antikushtetuese.

Sipas tij janë 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që shkelen nëse marrëveshja e nënshkruar gjashtë vjet më parë zbatohet në tërësi.


Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese thotë në “Debat Plus” se AKS i jep të drejta të shumta serbëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa shkelen të drejtat e komuniteteve të tjera.

“Gjykata Kushtetuese në bazë të kërkesës së Presidentes Jahjaga ka nxjerr një aktgjykim që ka konstatuar se kjo marrëveshje mund të zbatohet me këto vërejtje dhe rekomandime. Që nënkupton se 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës shkelen nëse kjo zbatohet në tërësi, sepse pakësohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Dhe në këtë kontekst janë dy çështje fondamentale. E para është se do të krijohet një Asociacion një nacional serb e cila është në kundërshti me nenin tre të Kushtetutës. Dhe e dyta është se AKS i jep të drejtë serbëve që të jenë palë e autorizuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton se patjetër duhet ndryshuar Kushtetuta”, tha Kryeziu.

Kryeziu thotë se serbët në Kosovë kanë të drejta që shumë pak minoritete në botë i kanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori