LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu, Abdixhikut: Sikur se LDK-ja t’i analizonte premtimet e saj do të kishte pozicion më të mirë

Kryeziu, Abdixhikut: Sikur se LDK-ja t’i analizonte premtimet e saj do të kishte pozicion më të mirë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni,  i është kundërpërgjigjur videos së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku ka thënë se “sikur LDK-ja t’i zbatonin premtimet që ka dhënë nëpër fushata zgjedhore sipas Kryeziut situata në Kosovë do të ishte krejt ndryshe”.

“Sikur LDK-ja të kish qenë duke analizuar sesa i kanë realizuar premtimet e veta përgjatë gjithë fushatave për vite të tera, besoj që sot do të kishin qenë në një pozicion më të mirë sesa që janë, edhe me një përbërje me të madhe sesa janë tani në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.


Abdixhiku me kritika për Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra
Lexo po ashtu Abdixhiku me kritika për Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra

Më tej, Kryeziu  ka thënë se qytetarët janë duke i përkrahur se ata sipas saj janë duke parë punë e qeverisë Kurti 2.

“Sa po i qëndrojmë pas premtimeve tonë elektorale e tregon mbështetja qytetarëve edhe puna që po realizohet si brenda Kuvendin të Kosovës po ashtu edhe nga ana e qeverisë ”, ka përfunduar ajo./RTV Dukagjini/