LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi “Heroinë e Demokracisë”

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi “Heroinë e Demokracisë”

Afërdita Bytyçi është gruaja e parë në Kosovë që drejton Gjykatën Themelore të Prishtinës. Falë angazhimit të saj ajo ka arritur që të kaloj kufijtë e Kosovës. Këtë vit, nga USAID, ajo është shpallur “Heroinë e Demokracisë“ në botë në Ditën Ndërkombëtare të heronjve.

Afërdita tregon se si e nis ajo ditën pavarësisht angazhimeve të mëdha ditore.


“Zgjohem në ora 06:30. Ditën e filloj me kafen e mëngjesit, në shtëpinë time dhe gjatë kohës që e pi kafen e kontrolloj e-mail adresën dhe agjendën zyrtare. Në orën 07:30 nisem në punë dhe para orës 08:00 jam  në zyre.

Kam shumë pak të kaloj me familje, sepse shpesh herë mbetem në punë edhe pas orarit…, por kohën e lirë e kaloj me familjarë. Kam dëshirë të shëtis…”, thotë ajo për DË.

Afërdita është rritur në një familje të madhe dhe është njëra nga 10 fëmijët e familjes Bytyçi dhe lidhja e sa me ta është shumë e ngushtë.

Motra e saj, Shqipja, thotë se Afërdita është motivi i familjes.

Puna e saj 20 vjeçare në fushën e drejtësisë dhe zgjidhja e shumë rasteve të rënda e ka shtyrë atë që të konkurroj për postin e kryetares së gjykatës më të madhe në Kosovë, në vitin 2016.

“Rrugëtimi im [për kryetare të Gjykatës] ka qenë mjaft i vështirë sepse unë kam garuar me pesë kundërkandidat meshkuj…Them se ka qenë sfiduese, sepse për shumëkënd ka qenë e pabesueshme se një femër mund ta udhëheq një gjykatë kaq të madhe, siç është Prishtina”, thotë ajo.

Zgjedhja e saj kryetare e Gjykatës në Prishtinë ka ngjallur shpresë dhe motiv edhe për gratë e tjera që të kenë një synim të tillë.

“Në kohën kur Afërdita është zgjedhur kryetare e Gjykatës për mua ka qene një sukses dhe inspirim për të ardhmen si femër gjyqtare”, thotë Hidajete Gashi, gjyqtare.

Sivjet Gjykata që ajo udhëheq u shpall gjykata më transparente në Kosovë nga USAID kurse Afërdita është shpallur “Heroinë e Demokracisë“ në botë në Ditën Ndërkombëtare të Heronjve në botë. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori