LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Qytetarët serbë nuk janë dakord që të shkarkohem unë

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Qytetarët serbë nuk janë dakord që të shkarkohem unë

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur rreth peticionit që ka filluar edhe në komunën që udhëhiqet nga ai.

Përmes këtij peticioni po kërkohet shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të komunës.


Ai tha se është skeptik lidhur me rezultatet e këtij peticioni sepse sipas tij, ka numër të vogël të qytetarëve të interesuar për nënshkrimin e tij.

Zeqiri: Nuk besoj se peticioni për kryetarët në veri do të ketë sukses
Lexo po ashtu Zeqiri: Nuk besoj se peticioni për kryetarët në veri do të ketë sukses

“Sot ka filluar procesi i nënshkrimit të peticionit edhe në Zubin Potok. Ka numër të vogël të qytetarëve që janë të interesuar ta nënshkruajnë këtë peticion deri më tani dhe natyrisht që ky proces do të vazhdojë deri me 22 janar dhe përfundon faza e parë e 20 për qindëshit”.

“Kam qenë dhe jam skeptik në këtë rezultat të këtij procesi sepse sa po kam takime e informacione edhe serbët një pjesë e madhe nuk janë dakord që të shkarkohet kryetari”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se ata që janë duke nënshkruar këtë peticion janë të ndikuar nga Lista Serbe.

“Qytetarët gjithmonë kanë qenë të sakrifikuar, nuk i është kushtuar vëmendje qytetarit, ata janë keqpërdorur me një lloj sakrifice për interesa të grupeve tash edhe dihet”, tha Zeqiri. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori