LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zubin Potokut shijon kafen në Mitrovicë

Kryetari i Zubin Potokut shijon kafen në Mitrovicë

Një ditë pas situatës së krijuar në komunat veriore, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut ka shijuar kafen me bashkëpartiakët e tij në qytetin e Mitrovicës.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.


Maxhuni ka shkruar se sot ka qenë një ditë e lodhshme e kryetarit Zeqiri.

“Pas një dite të lodhshme të kryetarit të Komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, sot kohën e ndamë me nga një kafe dhe njëherësh shfrytëzuam rastin t’ia urojmë pozitë e të parit të komunës (kolashinit)”, ka shkruar Maxhuni.

Fotografi nga Zubin Potoku, ku janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë
Lexo po ashtu Fotografi nga Zubin Potoku, ku janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë

Ndryshe, të premten disa qytetarë të komunitetit serb ishin mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune, Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Ndërsa, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë asistuar kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori